Papa: Kisha t’u kërkojë falje homoseksualëve
Derisa po kthehej nga udhëtimi i tij në Armeni, Papa Françesku, u tha gazetarëve se Kisha Katolike Romake, duhet t’iu kërkojë falje homoseksualëve. Diçka e tillë të bëhet sipas tij për shkak të mënyrës se si është trajtuar ky komunitet. “Unë do të përsëris atë që Katekizmi i Kishës thotë, se ata [homoseksualët] nuk duhet të diskriminohen, se ata duhet të respektohen”, tha Papa Françesku. Papa Françesku në avion bëri me dije se kisha nuk kishte të drejtë për të gjykuar komunitetin homoseksual dhe duhet treguar respekt ndaj tyre. Për arsye të qëndrimit të tij pozitiv ndaj komunitetit LGBT, papa është përshëndetur nga shumë njerëz homoseksualë. Por disa katolikë konservatorë kanë kritikuar atë për komentet e bëra, ata thonë se janë të paqartë në lidhje me moralin seksual.