Albspirit

Media/News/Publishing

Polonia emeton bonot Panda në Kinë

Polonia do të bëhet vendi i parë europian që do të emetojë bono në juan në Kinë.
Ministria e Financave polake ka nënshkruar një marrëveshje me bankën e Kinës për të emetuar 3 miliard juan vlerë në “Bonot Panda”, në Pjesën Kontinentale të Kinës për tre vitet e ardhshme.   Kjo marrëveshje vjen pas vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në Poloni, javën e kaluar. “Bonot Panda” janë bono të emetura në juan, të shituara nga vendet e huaja dhe agjencitë e huaja në Kinë. Që nga emetimi i tyre i parë në vitin 2005, më shumë se 30 miliard juan vlerë në “Bonot Panda” janë emetuar.  Wang Jun me Qendrën e Kinës për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare, është shprehur se bonot panda po bëhen më të njohura për një numër arsyesh. “Fondi Monetar Ndërkombëtar përfshinte Renminbinë në të Drejtat e saj të Tërheqjes Speciale të monedhave vitin e kaluar, duke u bërë një katalizator për lëshimin e bonove panda. Likuiditetet e tregut në Kinë kanë mbetur të pa lëvizëshme në vitet e fundit, me tregues më të ulët të rezervave të detyrueshme bankare dhe të normave të interesit, gjë që ka bërë tregun kinez më konkurues në aspektin e kostove financiare. Për emetuesit e bonove, kjo do të thotë më shumë kanale financimi dhe struktura financimi të përsosura, si dhe një shumllojshmëri investitorësh”, ka deklaruar Wang Jun. Analisti Chen Xi thotë se bonot panda janë një mënyrë e mirë që qeveria kineze të hap tregun financiar.
Please follow and like us: