Albspirit

Media/News/Publishing

Shpullat ndaj Taulant Ballës/ Ekspertët: Nuk quhet plagosje!

Mbetet ende mister çfarë ndodhi në aeroportin Leonardo Da Vinçi në Romë, në përballjen mes Taulant Ballës dhe çiftit Malltezi-Berisha. Pasi bëri denoncimin në prokurori, Balla iu nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor. Shenjat që ka në fytyrë kanë prova e vetme e versionit të tij të ngjarjes.

Hetuesit janë në vështirësi. Provat nuk mjaftojnë. Është fjala e Ballës përballë fjalëve të çiftit, që ai pretendon se e dhunoi. Ekspertët thanë se gërvishtjet që ka në fytyrë deputeti, hematomat në buzë dhe në ballë nuk janë plagë, nga të cilat mund të ngrihet akuza e plagosjes së lehtë. Gjithsesi organi i akuzës regjistroi procedimin penal. Mësohet se Jamarbër Malltezi nuk iu është përgjigjur oficerëve të policisë dhe ka refuzuar të firmosë procesverbalin e marrjes në pyetje.

Please follow and like us: