Albspirit

Media/News/Publishing

Sulme vdekjeprurëse në Liban


Liban

Së paku pesë persona janë raportuar të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në lindje të Libanit.

Tre sulmues kanë hedhur veten në erë në fshatin Kaa, pranë kufirit me Sirinë, ka bërë të ditur Kryqi i Kuq i Libanit.

Burimet zyrtare kanë thënë se të gjithë të vrarët janë civilë.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit.

Tensionet sektare në Liban kanë marrë vrull nga lufta civile në Siri.

Please follow and like us: