Albspirit

Media/News/Publishing

Turistët kinezë, pa viza në Tunizi

Turistët kinezë tani mund të udhëtojnë pa viza, për dy javë në Tunizi. Kreu i Federatës tuniziane të hoteleve Ben Saleh është shprehur se politika e re e vizave do të ndihmojë vendin të rrisë tregun e turizmit kinez. “Kina është një nga tregjet më të mëdha botërore të turizmit. Më shumë se 120 milionë kinezë kanë bërë turizëm jashtë vendit, vitin e kaluar. Ministria tuniziane e Transportit dhe kompanitë vendase do të shtojnë fluturimet e rregullta mes të dy vendeve. Meqënëse vizat kanë qënë një problem për të tërhequr turistë kinezë, Ministria e Punëve të Jashtme të Tunizisë, ka vendosur të zbatojë një politikë pa viza për qytetarët kinezë”. Saleh ka shtuar se qeveria tuniziane tashmë po merr masa për të garantuar sigurinë e turistëve të huaj në vend. Rreth 40 turistë u vranë vjet në një plazh të Tunizisë nga Shteti Islamik. Ministria e Turizmit tunizian ka bërë të ditur se të ardhurat e turizmit janë ulur me rreth 50 për qind nga viti në vit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Please follow and like us: