Turqit e Gjermanisë do të krijojnë partinë e tyre
Të zemëruar me p/rezolutën armene që miratoi Bundestagu turqit e Gjermanisë kanë vendosur të krijojnë partinë e tyre politike,: “Unioni i Demokratëve Gjermanë” (Allianz Deutscher Demokraten).
Miratimi nga Parlamenti Federal i Gjermanisë i p/rezolutës që mbështetet pretendimet armene ishte pika e fundit që e ‘mbushi kupën’. Biznesmeni me origjinë turke që jeton në Gjermani, Remzi Aru, bëri publike edhe emrin e partisë së re që do të krijohet: “Unioni i Demokratëve Gjermanë” (Allianz Deutscher Demokraten).
Aru shpërndau në Berlin edhe programin e partisë. Në një prononcim që bëri këtu, Aru tha se moton kryesore e kanë përcaktuar në formën “Në vend të ndarjes, trajtësim”.
Aru tha se synojnë që në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në shtator të 2017-s të marrin pjesë si parti politike.
“Ne do të organizohemi në të gjithë Gjermaninë dhe nuk u drejtohemi vetëm emigrantëve, por të gjithë shoqërisë gjermane. Kemi një potencial votash që fillon nga 5 milionë dhe shkon deri në 15 milionë”, sqaron biznesmeni turk Remzi Aru.