Albspirit

Media/News/Publishing

Ushtria nigeriane shpëton mijëra persona nga Boko Haram

Boko Haram që nga viti 2000 është aktive në Nigerinë një ndër shtetet më të mëdha të Afrikës, me një popullsi prej 160 milionë banorësh.

 

Ushtria nigeriane shpëton mijëra persona nga Boko Haram

Njoftohet se 5 mijë persona të cilët mbaheshin peng nga ana e organizatës terroriste Boko Haram në verilindjen e Nigerisë, janë shpëtuar nga ana e ushtrisë.

Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Sani Usman, në një deklaratë tha se në operacionet e zhvilluara këtë fundjavë në fshatrat të cilat gjenden në verilindje të vendit janë shpëtuar 5 mijë persona nga militantët e Boko Haramit.

Usman theksoi se në operacionet e ushtrisë dhe Task Forca e Përbashkët Shumëkombëshe në disa fshatra të vendit kanë vrarë 6 anëtarë të Boko Haramit dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Boko Haram që nga viti 2000 është aktive në Nigerinë një ndër shtetet më të mëdha të Afrikës, me një popullsi prej 160 milionë banorësh. Pasi që lideri i organizatës Muhammed Yusuf humbi jetën gjatë kohës kur ishte i shoqëruar nga policia, Boko Haram me dhunën masive që filloi në vitin 2009 shkaktoi vdekjen e afërsisht 17 mijë njerëzve.

Rreth 2 milionë nigerian u zhvendosën nga vendet e tyre për shkak të aktiviteteve të organizatës. Organizata e cila është aktive në veri të vendit, nga viti i kaluar vazhdoi aktivitetet e saj në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Please follow and like us: