Vajza e Muhammad Ali, fjalim emocionues për të atin në ‘BET Awards’
Pas Jamie Fox e cila mbajti një fjalim emocionues në BET Awards për legjendën e bokst Muhammad Ali, ishte vajza e tij Laila Ali, e cila ka emocionuar të gjithë të ftuarit në këtë event mbrëmjen e të dielës.
“Babai im e jetoi jetën e tij me bindje dhe qëllime”.
Për mua dhe motrat e vëllëzërit e mi, ai nuk ishtë vetëm një baba. Unë mund të them se ai ishte një njeri i dashur,dhe parimor. Ai besonte në zhvillimin e bindjeve të tij dhe ideve të tij”.
“Një gjë nuk ka ndryshuar kurrë tek ai, dashuria dhe mirënjohja e tij për të gjithë njerëzit”, shtoi ajo.
“Këto javët e fundit, ne jemi nderuar nga dashuria e gjithë botës për babin tim. Jemi mirënjohës për mirësinë dhe vlerësimin që i është treguar atij”. Tha vajza më e vogël e Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në një spital në Phoenix.