Albspirit

Media/News/Publishing

Xhafka sulmon Majkon: Do të ta ha hundën

Gazetari sulmon Majkon/ Do t’a ha hundën

Gazetari Agim Xhafka ka sulmuar ish-Kryeministrin, njëherazi deputetin socialist Pandeli Majko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari ka ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike gjatë periudhës së pushimeve. Reagimi i Xhafkës vjen pas deklaratës së Pandeli Majkos lidhur me Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se mund të kërkohet referendum. Në reagimin e tij, gazetari e konsideron Majkon “hundëderr qesharak e rrenacak me baba ushtarak”.

Ja çfarë shkruan gazetari Agim Xhafka

Na ikën dritat edhe sot të dielë në Orikum. Nxehtë si në Afrikë e stres. Ndërkohë Pandi Mamaja shkruan në fb se do i drejtohet popullit me referendum për pikën 88 të Reformës në Drejtësi. Pandush torrollaku,drejtohu kujt të duash. Por mos guxo të më dalësh para në këto ditë pushimesh të prishura se krokodili do të të duket lodër. Do të ta kafshoj atë hundën e madhe e do të të them se të është bërë aq, sa një patëllxhan, nga që gënjen si derr. Jo për taksën e Rrugës së Kombit që na vodhe, jo për tunelin nën Adriatik që ia rruajte bishtin, por për një llampë elektrike që e pata tek koka para 60 vitesh kur linda e ti nuk e mban dot ndezur se je idiot e copë hajvani. Je përfaqësues i një shteti që pordhën e shet për parfum,kënetën për liqen të kulluar e kryeministrin e shpall stilizues të Statujës së Lirisë. Ndaj rri e merr rrogën duke mbllaçitur fara se aq ke tru të bësh. Në se do hysh në zgjedhje të parakohshme vendose emrin në ndonjë pyll mbushur me majmunë se në Shqipëri as psikopatët nuk të votojnë. Hundëderr qesharak e rrenacak me baba ushtarak.

Please follow and like us: