Zapatero në Sarajevë: Ajo që vret është fanatizmi jo feja
Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës u zhvillua Samiti Evropian i Islamofobisë.
Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero tha se ajo që vret njerëzit nuk është feja por fanatizmi.
Zapatero mori pjesë në Samitin Evropian të Islamofobisë të zhvilluar në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.
Në fjalimin e tij Ai tërhoqi vëmendjen në ngjarjet e terrorit.
“Ajo që i vret njerëzit nuk është feja por fanatizmi dhe ai është më e vjetër se të gjitha fetë. Ne duhet të përsërisim vazhdimisht se islami nuk mbështet terrorizmin. Nëse duam që të parandalojmë islamofobinë duhet që të luftojmë krahë për krah sëbashku me myslimanët kundër terrorit tha Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Ai bëri të ditur gjithashtu se në Spanjë është veçuar një fond i veçantë për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta ku të takohen njerëz të gjitha besimeve.
“Ne duhet të luftojmë të pajisur me arsim dhe njohuri që janë armët më të fuqishme dhe duke jetuar sëbashku duhet të ndërtojmë paqen. Bosnje-Hercegovina dhe Spanja, që janë vende me multikulturë mund të luftojnë krah për krah. Kurse Evropa, në qoftë se do që të jetë një Evropë e madhe, duhet të punojë për t’ia dalë mbanë kundër islamofobisë, që ashtu si të tjerat është një diskriminim” tha Zapatero.