Albspirit

Media/News/Publishing

9-vjeçarja përdhunohet nga katër djem, nëna pinte duhan në dhomën tjetër

perdhunuesitËshtë një histori vërtet e dhimbshme që vjen nga Utah, SHBA. Mediat amerikane shkruajnë për arrestimin e katër burrave të cilët në grup kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur vetëm nëntë vjeçe.

Abuzimi në fakt është kryer i gjithë pas shpinës së nënës së vajzës e cila është përhumbur pasi ka tymosur cigare marijuane në një dhomë tjetër të shtëpisë.

Në fakt historia e vogëlushes ka ngjallur indinjatë tek njerëzit të cilët kanë kërkuar edhe dënimin me vdekje për përdhunuesit, aq sa edhe autoritetet ishin të detyruar të dilnin në deklaratë për mediat për t’i qetësuar ata.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit ngjarja ka ndodhur marsin e kaluar në të dielën e Pashkëve, ndërsa nëna e fëmijës ishte në një dhomë duke pirë duhan me një mik.

Gruaja tha se ajo e kishte lënë vajzën e saj për të fjetur në shtrat, por pasi kthehet ajo e gjen atë të “mërzitur” dhe me veshje të ngritura mbi bel, ndërsa fëmija nuk ka thënë asgjë.

Vetëm ditën tjetër 9-vjeçarja kishte pasur guximin për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Nëna ka telefonuar menjëherë policinë dhe kështu katër përdhunuesit e dyshuar, Larson Rondeau, 36 vjeç, Josias Rondeau, 20 vjeç, Jerry Flatlip, 29 vjeç dhe Randall Flatlip, 26 vjeç, u arrestuan.

Sipas tregimit të viktimës katër burrat e kishin përdhunuar atë me radhë dhe më pas e kishin mbuluar duke e lënë në shtrat dhe kërcënuar se do ta vrisnin nëse ajo do ti tregonte diçka nënës. Katër të arrestuarit janë akuzuar për përdhunimin dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, kështu që rrezikojnë edhe një dënim të përjetshëm.

Please follow and like us: