Albspirit

Media/News/Publishing

Brexit – PE rezolutë për daljen e menjëhershme të Britanisë nga Unioni

Nga: Anjola Hamzaj

Parlamenti Evropian votoi pro rezolutës për daljen e menjëhershme të Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke mënjanuar kështu nenin 50 të traktatit.

Rezoluta u miratua me 395 vota pro dhe 200 kundër, ndërsa 71 eurodeputetë abstenuan. Debati, akuzat dhe kundërakuzat dominuan seancën e posaçme të parlamentit evropian dedikuar Brexit, pasojave dhe negociatave që pritet të nisin së shpejti.

Figura qendrore e fushatës për largimin e Britanisë së Madhe nga Unioni Nigel Farage, gjithashtu kreu i partisë së pavarur UKIP, u fërshëllye në sallë, u quajt gënjeshtar dhe u akuzua për përdorim të propagandës naziste.

Por në fjalën e tij, drejtuar ligjvënësve evropianë, Farage tha se ju dhe projekti juaj politik jeni një gënjeshtër, duke shtuar se është vështirë të besohet se ndonjë nga europarlametarët ka bërë një punë në jetën e tij. Nuk ka qenë aspak e lehtë përballja mes kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe kreut të UKIP Farage.

Në fjalën hapëse të seancës, Junker tha se Britania duhet të sqarojë pozicionin e saj dhe se vullneti i popullit britanik duhet të respektohet. Kjo deklaratë e Juinker ka marrë duartrokitje entuziaste të Farage nga njëra anë dhe ana tjetër ka shkaktuar reagimin e Junker.

“Kjo është e fundit që ju duartrokisni këtu dhe në një farë mënyre unë jam shumë i befasuar që ndodheni këtu. Ju luftuat për daljen e Britanisë së madhe dhe populli votoi në favorin tuaj. Pse jeni këtu?”, tha ai.

Kreu i Komisionit Evropian gjithashtu akuzoi Farage se ka gënjyer mbi premtimin e madh të fushatës së tij se detyrimet financiare të Britanisë ndaj Bashkimit Evropian do t’i përdorë në shëndetësi dhe arsim. Të tjerë shkuan edhe më tej.

Ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt, tha se Farage ka përdorur propagandën naziste në fushatën e tij, referuar posterave të përdorura nga lideri i UKUP kundër emigrantëve. Farage ndërkohë i revoltuar tha: “U kërkoj falje britanikëve, dhe kërkoi që të marrë fund kjo fushatë fyerjesh e Brukselit”.

“Ne tani ofrojnë një fener shprese për demokratët në të gjithë kontinentin evropian. Britania e Madhe nuk do të jetë shteti i fundit anëtar të largohet nga BE-ja.”

Sigurisht që fjala e Farage u mbështetet nga udhëheqësja e Frontit Nacional francez Marinë le Pen, e cila kërkon gjithashtu që vendi i saj të mbajë një referendum ose me thjeshtë kërkon një Frenxit.

Me ovacione është përcjellë deklarata e eurodeputetit skocez Alyn Smith, i cili bëri thirrje për arsyetim të ftohtë dhe zemër të ngrohtë.

“Ju lutem mos e harroni kurrë këtë. Skocia nuk do t’iu braktisë dhe ju lutem as ju mos e braktisni Skocinë”, tha Smith.

Please follow and like us: