Albspirit

Media/News/Publishing

Brukseli e nxjerr anglishten nga përdorimi zyrtar?

Anglishtja ne BE

Gjuha angleze, gjuha kryesore në institucionet e BE-së, nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e BE-së, në qoftë se Brirania e Madhe largohet nga blloku.

Këtë e ka thënë Kryetarja e Komitetit për çështje kushtetuese e Parlamentit Evropian, Dabuda Hubner.

“Gjuka angleze është gjuhë e jona zyrtare sepse Britania e Madhe e ka kërkuar këtë. Në qoftë se nuk do ta kemi më Britaninë e Madhe (në BE), nuk do ta kemi as anglishten”, ka thënë Hubner citon Rojters.

Ajo ka theksuar se gjuka angleze do të mund të mbetet gjuhë “pune”, edhe ne qoftë se nuk do të jetë gjuhë zyrtare, por për këtë duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Hubner e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë për gazetarë, duke folur për pasojat e referendumit britanik për largimin nga BE-ja.  (r.m. Illyria)

Please follow and like us: