Albspirit

Media/News/Publishing

Dalja e Britanisë nga BE me pasoja edhe për futbollin

Britania jashtë Bashkimit Europian ndryshon edhe futbollin në ishull.

Pasi i thanë jo Bashkimit Europian nëpërmjet referendumit, Premier League pritet të këtë ndryshime në rregullore. Pasojat e para të votimit u panë tek monedha paund, që pësoi një zhvlerësim në krahasim me euron e dollarin dhe si pasojë e kësaj, klubet angleze do të paguajnë më shumë për yjet e futbollit.

Për shembull nëse një skuadër angleze për mesfushorin Paul Pogba do të paguante 120 milionë euro, tani do t’iu duhet të derdhin në arkat e klubit të Juventusit 160 milionë, ndërkohë që për shtetet që janë brenda Unionit Europian, blerjet në Angli mund të rezultojnë më ekonomike.

Momentalisht në Premier League, luajnë 65 futbollistë, të cilët nuk janë me shtetësi angleze dhe në këtë rast disa prej tyre konsiderohen ekstra-komunitarë dhe për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë ata duhet të kenë leje pune si dhe duhet të kenë luajtur për dy vite në Kombëtaret e tyre.

Aktivizimi i tyre bazohet në rregulloren e përqindjes së ndeshjeve të luajtura dhe renditjes në tabelën e FIFA-s. Në këtë mënyrë, rregullorja e re mund të shkaktojë dhe largimin e disa emrave të rëndësishëm, sic janë; David De Gea, Martial, Mata, Schneiderlin e shumë emrave të tjerë, transmeton Supersport.

Por jo vetëm “Djajtë e Kuq” mund të përfshihen nga një eksod i mundshëm pasi edhe Man.City është i rrezikuar për të humbur shërbimet e Mangala, Navas dhe Nasri. Gjithashtu dhe ylli i skuadrës së West Ham Dimitri Payet si dhe Mingolet i Liverpool.

Please follow and like us: