Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe ‘pronat’ tek Venecia, Kushtetuesja kërkon këshillim

Edhe ‘pronat’ tek Venecia, Kushtetuesja kërkon këshillim

Reforma në drejtësi nuk është kushti i vetëm që Shqipëria duhet të përmbushë për të ecur përpara me procesin e integrimit europian. Ligji i pronave është gjithashtu në listën e 5 prioriteteve kyçe për integrimin.

Dhe njësoj si reforma në drejtësi, për fatin e ligjit të pronave do të pyetet Komisioni i Venecias. Kjo është zgjidhja me të cilën është rënë dakord në një mbledhje të zhvilluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mesditën e së martës.

Përpara se të marrin një vendim nëse ligji i pronave është apo jo kushtetues, gjykata vendosi që të marrë opinionin e Venecias. Ky ishte një hap i pritshëm, sepse burime zyrtare konfirmojnë se mes anëtarëve të Gjykatës ka një ndarje në qendrime, të ngjashme me ato të qeverisë nga një anë dhe të opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër.

Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Presidentit dhe të shoqatave të pronarëve për ta pezulluar ligjin e pronave, i cili është në fuqi prej më shumë se dy mujash.

Marrja e opinionit nga  Komisioni i Venecias besohet se është një vendim që ka për qëllim të sheshojë mosmarrëveshjet brenda Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, edhe pse rasti i reformës në drejtësi nuk e arriti dot këtë qëllim…të paktën jo deri më tani. 

Please follow and like us: