Flet babai i fëmijës së dhunuar nga Anjeza: Ja si dhe pse “ngecëm” te kopshti “Diren”
Pas dhunës se ushtruar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prindërit e 3-vjeçarit morën përgjigjet e analizave të mjekësisë ligjore dhe të neurologjisë, të cilët vërtetuan atë që burrë e grua fatkeqësisht e dinin: djali ka pësuar trauma dhe çdo shenjë në trupin e tij, është falë dhunës së ushtruar sistematikisht.
Babai, i kurorëzuar si hero për aktin e tij të denoncimit dhe sensibilizimit, ndihet i pafuqishëm dhe i dëshpëruar. Nuk ka kohë t’i gëzohet as arrestimit dhe dënimit të pashmangshëm me burg të Anjeza Shabanit, sepse atij i duhet t’i japë një zgjidhje të birit.
“Do të bëja gjithçka për tim bir. Do të jepja edhe jetën”, rrëfen ai për Anabel.al. Vogëlushi, për të cilin Shabani deklaroi se ishte autik, në fakt ka lindur me një problem në të folur, por me shumë shpresa për t’u riparuar.
“Kam shkuar kudo për atë djalë, në Itali, në Gjermani, çfarë kam fituar, çfarë kam, e kam shpenzuar për kurimin e tij”, tregon babai, i cili prej një muaji ka ngelur i papunë, në pamundësi për të ndjekur njëherësh edhe investigimin në kopsht, edhe detyrimet në kompaninë ku ishte punësuar.
Pas diagnostikimit, prindërit vendosën që fëmija i tyre i vetëm të trajtohej nga një terapist.
Nuk pyetën për shpenzimet edhe pse pagesës mujore të terapisë, do t’i shtoheshin pagesa e kopshtit dhe e transportit. Atëherë, të dy të punësuar me rroga mesatare, do të shpenzonin gati 1 milionë lekë të vjetra në muaj vetëm për vogëlushin.
“Nuk i kam llogaritur kurrë dhe as do t’i llogarisja lekët. Kemi shpenzuar, sepse ai është drita e syve tanë dhe ajo çfarë unë dhe gruaja ime duam, është vetëm që ai të jetë si gjithë fëmijët e tjerë”, tregon ai.
Me dëshirën e mirë për t’i krijuar të birit të gjitha kushtet optimale, ata “ngecën” te kopshti “Diren” në kërkimin e tyre.
“Më pëlqeu sepse i kishte kushtet shumë më të mira se kopshte të tjera që pamë vërdallë. Ishte pak larg nga shtëpia jonë, por fakti që ishte një biznes familjar, na ngrohu. Fillimisht ata na pritën shumë mirë dhe ishin shumë të dashur. Mendova se djali do të ndihej si në një familje të madhe”, tregon babai. “Gjërat duket se po ecnin mirë me terapinë. Prindërit po i gëzoheshin faktit që djali kishte nisur të fliste. Por nuk zgjati shumë ky gëzim. Papritur ai ndalon së foluri. Jo vetëm kaq. Fëmija nis të acarohet, të qajë më shpesh dhe të kalojë net të tëra pa gjumë duke ulëritur e duke i gjuajtur kokës, siç edhe u dëshmua në një video të transmetuar në emisioni ‘Stop’ në TV Klan. Gjithçka çfarë investuam për përmirësimin e djalit, po na shkatërrohej. Shihnim shenja të çuditshme në trupin e tij, shkonim të ballafaqoheshim me administratoren, por ajo, gënjente në emër të Allahut e fëmijëve të saj” rrëfen ai.
Jo vetëm Anjeza Shabani gënjente. Edhe ish-edukatorja, Elona Turdiu, emri i së cilës po lakohet në media këto kohë pas dëshmive të dhunës, mundohej t’ua errësonte sytë.
“Më zinte be për kokë të vajzës së saj, që ‘nuk ka gjë djali, ne e trajtojmë shumë mirë’”, rrëfen mamaja e djalit.
Tashmë historia doli në dritë dhe Shqipëria e pa me sytë e saj të vërtetën. Mediat u ngritën në mbrojtje dhe askush nuk u mendua dy herë për ta përcaktuar Shahinin si “monstër”. /Anabel/

#ngjashme
Please follow and like us: