Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar
Ushtria greke ka shtuar prezencën e saj në kufirin jugor të Shqipërisë pas 15 Qershorit. Një helikopter UH-1H Huey po kryen fluturime periodike në fshtarat kufitarë me Shqipërinë dhe siç raporton parapolitika.gr gjatë këtyre fluturimeve personeli ushtarak ka kryer takime edhe me banorë të zonave kufitare. Shtabi i Përgjithshëm ka sqaruar se patrullimet nga ajri bëhen për të rritur ndjenjën e sigurisë te banorët e fshtarave në kufi me Shqipërinë dhe se misioni i monitorimit do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së verës.
Patrullimet nga ajri janë një nga 4 masat e ndërmarra nga ushtria greke për rritjen e sigurisë në kufirin greko-shqiptar. Po ashtu postat kufitare janë shtuar me personal të ri që sapo ka kryer betimin ushtarak. Në kuadër të këtyre masave janë programuar stërvitje ushtarake çdo 2 muaj në zonat kufitare me Shqipërinë. Rritja e prezencës ushtarake greke në kufi me Shqipërinë vjen në një kohë kur marrdhëniet mes dy vendeve nuk janë në pikën më të mirë dhe tensioni është shtuar dukshëm me riaktivizimin e çështjes çame nga pala shqiptare.
http://www.parapolitika.gr/article/367020/ptisi-epitirisis-elikopteroy-t…