Albspirit

Media/News/Publishing

Ja dy hajdutët dhe si i vidhnin ata banesat në Tiranë

Nëse keni dëgjuar për metoda speciale te hetimit, ka dhe metoda speciale të vjedhjes. Nëpërmjet thyerjes së bravës së dyerve, këta dy të rinj u bënë makthi i policisë, ndërkohë që brenda 2 muajve, numërojnë mbi 30 vjedhje banesash nëe Tiraneë.
Ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë për vjedhjet, grupi i përbërë dhe nga një tjetër person, i cili ende nuk është arrestuar, nuk vepronin natën. Vjedhjet e banesave bëheshin në mes të ditës. Operacioni për vjedhjen e radhës fillon ne orën 10:30 minuta. Ne këtë filmim, këta dy persona shfaqen në rrugën “Pjetër Bogdani” në afërsi të shkollës “Edith Durham”.
Pasi kanë studiuar mirë zonën dhe janë siguruar se në banesë nuk ka njeri, ata veprojnë.
Fillimisht, ky i ri i identifikuar nga policia si Erind Kodra, hyn i vetëm në pallat, ndërkohë që dy të tjerët, presin poshtë për të kontrolluar zonën.
Por ajo që 29-vjeçari nuk dinte është se në brendësi të pallatit, kishte një kamera sigurie, e cila në momentin e daljes e filmon. Por edhe pas kësaj, tre hajdutët futen sërish në pallat dhe pasi mbarojnë punë, dalin nga ashensori dhe ruhen që të mos identifikohen, pasi shoku i tyre i kishte lajmëruar se kishte kamera sigurie.
Policia arriti të dokumentonte mbi 30 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Tiranës. Në pranga ranë Daniel Dushku, Erind Kodra dhe Gentian Kala, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Nga të dhënat statistikore, vetëm në Tiranë bastisen mesatarisht 3 banesa në ditë, ndërkohë që zbulueshmëria është mjaft e vështire për këtë kategori. Zonat në të cilat vidhet më shumë janë ato periferike, por kohët e fundit janë shtuar në zonat urbane, sidomos vjedhjet me thyerje të bravave kur nuk ka persona në shtëpi. /Vizion+/
Për të ndjekur videon, klikoni mbi këtë link …

https://www.youtube.com/watch?v=BjmSCnQHkcA

Please follow and like us: