Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqjen Jonathan Hill

Komisioneri britanik në BE: Nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë
Komisioneri i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Jonathan Hill dha dorëheqjen duke e lënë vendin e tij pa përfaqësim në Komisionin e BE për Financat. Dorëheqja e tij vjen pas referendumit popullor, që u votua për daljen e shtetit ishullor nga BE-ja. Ai tha se nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. “Nuk besoj se është e drejtë që unë të vazhdoj të jem komisioner britanik sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Hill. Ai shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me Presidentin e Komisionit Europian Juncker në lidhje me procedurat për daljen e Britanisë nga BE.
Please follow and like us: