Albspirit

Media/News/Publishing

Kina kritikon takimin Dalai Lama – Lady Gaga

Kina kritikon takimin Dalai Lama - Lady Gaga

Kina akuzoi sot përsëri Dalai Lamën për synime të rrezikshme, pasi udhëheqësi shpirtëror, në mërgim, i Tibetit u takua me Lady Gagën në Shtetet e Bashkuara. Dalai Lama ishte i ftuar në Konferencën e Kryetarëve të Bashkive të Shteteve të Bashkuara.

Në takimin që u mbajt në Indianapolis, ai u takua rastësisht dhe bisedoi me Lady Gagën, e cila bëri publike fotografi dhe video nga takimi. Të dy ata kishin folur për mirësinë dhe dashurinë njerëzore.Por duket se ky takim nuk është parë me sy të mirë nga Kina. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në konferencën e tij të shtypit tha se qeverisë kineze nuk i ka pëlqyer ky takim. Ai tha se Dalai Lama merr pjesë në takime ndërkombëtare me synimin për të mbështetur propozimin e tij për pavarësinë e Tibetit.

Qytetarë kinezë kanë shprehur zemërimin e tyre në internet për takimin, duke e denoncuar Lady Gagën, e cila pëlqehet nga shumë të rinj kinezë. Shumë artistë të huaj janë futur në litën e zezë të Kinës, për takime të ngjashme me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit.

Kina e sheh Dalai Lamën si një separatist të rrezikshëm. Pak kohë më parë, Pekini denoncoi takimin e tij me Presidenti Barak Obama. Dalai Lama thotë se ai nuk kërkon pavarësinë e Tibetit nga Kina por një autonomi më të madhe të rajonit.

Please follow and like us: