Kush është gay i hapen dyert e Europës, Gjykata e Strasburgut: Arsye për azil politik
Nëse deklaron se po diskriminohesh për orientimin tënd seksual, kjo është zyrtarisht një arsye që mund të japësh për të kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila ka vendosur se homoseksualiteti mund të jetë arsye për azil në Bashkimin Evropian.
Vendimi u mor pasi shteti hollandez refuzoi kërkesën e 3 burrave me origjinë afrikane për azil politik, pasi ata deklaruan se po përballeshin me diskriminim në vendet e tyre, për shkak se kanë prirje homoseksuale.
Por Ministria holandeze për Imigrim dhe Azil ka refuzuar kërkesën e tyre, ndërsa Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka hedhur poshtë politikën holandeze, duke thënë se “orientimi seksual i një personi është karakteristikë shumë themelore për identitetin e tij dhe nuk duhet të detyrohet të heqë dorë nga ajo”.
Pas vendimit të gjykatës, autoritetet hollandeze kanë marrë sërish në shqyrtim rastin e 3 burrave nga Sierra Leone, Uganda dhe Senegali. Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë zbatohen në të gjitha vendet e BE-së.