Pasojat e “Brexit”, ulet çmimi i naftës
Çmimi i naftës ka rënë me 2% si pasojë pasigurisë së tregut dhe votimit të Britanisë për të dalë nga BE.
Ndërsa çmimi i naftës bruto ka pësuar një ulje drastike me 7% prej referendumit të ditës së enjte. Ditën e hënë çmimi i një fuçie me naftë bruto ra me 1 dollar nga 47 dollarë në 46 dollarë.
Analistët tani i druhen se çdo të ndodhë me asete të tjera të çmuara, si ari, apo bonot e thesarit.
Analistët e “Goldman Sachs” dhe qendrave të tjera kërkimore u përpoqën të shuajnë frikën mbi ndikimin e krizës së BE-së në çmimin e naftës, duke theksuar se kërkesa e Britanisë për karburant është e papërfillshme në nivel global.
Please follow and like us: