Përgjaken rrugët e Shqipërisë, në 4 ditë 6 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Brenda katër ditëve 6 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në të gjitha rastet është konstatuar se shkak për aksidentet është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët, të cilët kanë prerë rrugën duke sjelle edhe pasoja fatale. I tillë ishte edhe aksidenti me një të vdekur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Një 27 vjeçar që po udhëtonte në autostradën Durrës -Tiranë ka qenë viktima e radhës që ka humbur jetën ne aksident automobilistike. Aksidenti ndodhi në afërsi të Kasharit ku Ervin Shehu nga Lushnja u përplas për vdekje nga një makinë tip “Golf”. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet se është bërë fakti që 27 vjecari ndaloi automjetin e tij në autostradë dhe po ecte në këmbë kur u përplas nga një makinë tip golf.
Gjatë tre ditëve te fundit në te gjithë vendin kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 6 persona ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Aksidenti më i rëndë u shënua mesditën e së shtunës ku një makinë u përplas me një autobus me studente e per pasoje humbi jetën një vajzë 12-vjecare dhe u plagosën rendë 6 persona të tjerë të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Aksidenti ndodhi në qafën e Muzinës afër Sarandës ndërsa mësohet se shkak i tij ka qenë rrëshqitja e mjetit qe ishte i mbingarkuar me 7 persona nga derdhja e një sasie nafte në rrugë.
Në të gjitha rastet policia ka konstatuar se shkak për aksidentet ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga këmbësorët.