Albspirit

Media/News/Publishing

Rama flet për herë të parë për dhunën ndaj 3 – vjeçarit

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=47nOucZYr3A?feature=oembed]

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dhunën ndaj 3 – vjeçarit, të ushtruar në kopështin “Diren” nga administratorja Anjeza Shabani.

Rama tha se nuk është hera e parë që në vend ndodh diçka e tillë, por është hera e parë që ajo bëhet publike.

I pranishëm në aktivitetin “Shëndet për të gjithë”, në Kryeministri, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Zyrës Rajonale të OBSH -së për Europën, si dhe Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama tha se publikimi i rasteve të tilla, si ai në kopështin “Diren”, ndihmon në marrjen e masave të duhura ndëshkuese.

Javën e kaluar, Gjykata e Tiranës la në në burg pa afat administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanin, për akuzën e dhunës ndaj të miturve dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa emisioni “STOP”, transmetoi mbrëmjen e së hënës një tjetër video regjistruese, ku pohohej se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj fëmijëve në kopshtin “Diren”.

Please follow and like us: