Rebelët sirianë nisin ofensivë të re anti-IS
Rebelët sirianë që e kanë mbështetjen e SHBA-ve, e kanë filluar një operacion në krahinën Deir el Zour për rimarrjen e një qyteze në afërsi të kufirit me Irakun që është okupuar nga grupi militant, Shtetit Islamik.
Observatoriumi sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, ka thënë se luftetarët e Ushtrisë së Re Siriane i janë afruar qytezës Boukamal. I njejti grup ka thënë se militantët islamik janë alarmuar, ndërsa dyqanet në këtë qytezë janë duke u mbyllur nga frika e dhunës.
Komandanti i forcave rebele i cili ka folur për Reuters në kushte anonimiteti ka thënë se “operacioni për çlirimin e Boukamal…ka filluar”.
Rimarrja e qytezës nga IS do të dëmtonte mundësinë e grupit ekstremist për të lëvizur drejt Irakut dhe territoreve të tjera siriane që janë pushtuar nga ta.
Ushtria e Re Siriane është formuar para 18 muajsh nga rebelët që janë larguar nga Siria lindore prej militantëve të IS-it.