Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Një person u ekstradua në Rusi


Pamje e aeroportit Sheremetyevbo në Moskë ku u bë dorëzimi i personit të dyshuar tek autoritetet ruse

Shtetet e Bashkuara e kanë ekstraduar një shtetas rus, i cili kërkohej nga Moska, për dyshime se e ka organizuar një vrasje në vitet e 90-ta.

Zdhënësja e Ministrisë së brendshme të Rusisë, Irina Volk, tha se oficerët amerikanë të imigrimit e dorëzuan personin, Gennady Gavrilets, 47 vjeçar, në aeroportin ndërkombëtar në Moskë, sot më herët gjatë ditës.

“Në aeroportin Sheremetyevo i dyshuari u është dorëzuar zyrtarëve të agjencive për zbatim të ligjir në Rusi, të cilët menjëherë e kanë arrestuar Gavriletsin”, tha zëdhënësja Volk.

Mëtutje, ajo ka shpjeguar se këtë dorëzim e kanë mundësuar Zyra e Interpolit në Rusi dhe Ministria e brendshme e Rusisë, megjithqë nuk ekziston marrëveshje për ekstradim ndërmjet dy vendeve, raportet e të cilave janë përkeqësuar për shkak të aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

Fletarresti ndërkombëtar për këtë person ishte lëshuar në dhjetor të vitit 1998.

Detajet e vrasjes për të cilën Gavrilets është i dyshuar se e ka organizuar, nuk janë zbuluar.

Please follow and like us: