Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA – Obama paralajmëron kundër histerisë ndërkombëtare pas Brexit

obPresidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi kundër një histerie ndërkombëtare pas votës për Brexit, duke bërë thirrje në një intervistë të publikuar sot, për të mos mbivlerësuar qëllimin e një vendimi që nuk do të ketë pasoja katastrofike.

“Besoj se mënyra më e mirë për të parë këtë fenomen është duke shtypur butonin “pause” në lidhje me projektin e integrimit të plotë evropian”, pohoi presidenti Obama për radion publike amerikane NPR, për votën e britanikëve pro daljes nga Unioni Evropian.

“Nuk do ta anashkaloja aspak impaktin Brexit”, vijoi presidenti amerikan, i cili mbajti një qëndrim mjaft të hapur në favor të Britanisë së Madhe për të qënë pjesë e BE-së, në muajt e fundit.

”Është shënuar një dozë e vogël histerie pas votimit për Brexit, sikur në një formë apo një tjetër edhe NATO-ja të shpërbëhej, aleanca transatlantike të prishej dhe çdo shtet të strukej në cepin e tij”, shtoi ai.

”Ky veprim nuk duhet të ndodhë kurrë”, theksoi Obama.

”Vota e britanikëve shpjegohet kryesisht për shkak të një Bashkimi Evropian që po përparonte me ritme të përshpejtuara, që nuk duhej të ndodhte pa konsensusin e nevojshëm”, u shpreh ai.

Please follow and like us: