Shpërthimi në aeroportin Ataurk, Edi Rama dhe delegacioni qeveritar mbërrijnë shëndoshë e mirë në Stamboll
Foto Ilustruese
Një delegacion qeveritar shqiptar ka mbërritur në aeroportin e “Ataturk” të Stambollit pak çaste pas sulmeve dhe shpërthimeve terroriste. Ky delegacion kryesohej nga kryeministri Edi Rama dhe në përbërje është edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe zyrtarë të tjerë.
Nga burimet zyrtare të ministrisë së Jashtme, mësohet se delegacioni ka mbërritur shëndosh e mirë. Ministri i Financave ka konfirmuar mbërritjen pa probleme ndërsa ka saktësuar se kanë mbërritur dhe akomoduar edhe në hotel.
Burime të ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur gjithashtu se nga shpërthimet nuk ka ndonjë informacion për shqiptarë të lënduar apo mes viktimave.
Please follow and like us: