Studimi: Femrat preferojnë meshkujt “psikopatë”
Shumica e njerëzve duan të qëndrojnë larg narcisistëve dhe “psikopatëve”. Por një studim i ri tregon se femrat nuk mund t’i rezistojnë tipareve të errëta të personalitetit të mashkullit. Studimi gjeti se meshkujt e konsideruar të kenë tendenca “psikopatie” përfitojnë më shumë takime me femra, veçanërisht për marrëdhënie afat-shkurtra. Një grup studiuesish nga “Univeristeti i Gracit”, Austri, studioi 90 pjesëmarrës në takime të shpejta, të moshës 18 deri në 32 vjeç. Ata donin të zbulonin efektin e 3 anëve të errëta të personalitetit, të cilat janë narcisizmi, makiavelizmi dhe psikopatia. Studiuesit gjetën se këto tipare, ishin të lidhura me sukses gjatë takimit dhe se femrat përjetonin tërheqje seksuale. “Sipas tyre, këto tipare janë të lidhura në ndjekjen e strategjive të çiftëzimit afatshkurtër”, tha Emanuel Jauk, autori i botimit. Makiavelizmi, në përgjithësi lidhet me tipin e ftohtë, manipulimin dhe të menduarit imoral. Tërheqja fizike dhe narcisizmi ka rezultuar një kombinim perfekt për femrat. Narcisizmi është kërkimi i kënaqësisë nga kotësia ose admirimi egoist i cilësive të vetvetes. Por studiuesit shpresojnë për të studiuar grupe më të mëdha për të përmirësuar rezultatet e tyre.