Albspirit

Media/News/Publishing

Vlonjatët denocojnë një skandal te Berisha

Vlonjatët denocojnë një skandal te Berisha / VIDEO

Në profilin e tij në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari nga qyteti bregdetar i Vlorës, i cili denoncon ndryshimin e projektit të Lungomares në këtë qytetit.

Sipas tij projekti ka ndryshuar nga 4 korsi në 2 korsi.

“Qytetari dixhital denoncon: Ndryshimin korruptiv nga katër në dy korsi të projektit te Lungomares në Vlorë! Ai poston një video me të cilën fakton denoncimin e tij. Me poshtë keni mesazhin dhe videon e përgatitur nga ai”, shkruan Berisha.

Ndërkohë që ka postuar të plotë mesazhin dhe videon e dërguar nga qytetari dixhital

“Përshëndetje , Dr Berisha dua te ngre një ankesë nëpërmjet teje për këtë qeveri ordinere qe po betonozon vloren ne nje mënyre te shëmtuar , Rilindja e Betonot, ku ne projekt thuhej se rruga do kishte 4 korsi 2 vajtje 2 ardhje. Dhe ne mes do kishte gjelbërim. Dua te di nga 4 korsi qe kishte rruga 2 korsi ku vajtën apo ne xhep te Edvin Kokodhimes. Pamjet flasin me shume. Shumë i revoltuar me Rilindjen e Betonit. Te lutem po e postove Anonim. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e denoncuar te Berisha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVLORA.E.VLONJATEVE%2Fvideos%2F1293016650727665%2F&show_text=0&width=400

Please follow and like us: