Albspirit

Media/News/Publishing

10 shqiptarë kanë 450 milionë dollarë depozita

Si është polarizuar Shqipëria? BSH: 10 individë kanë 450 milionë dollarë depozita

banka pasaniket

Banka e Shqipërisë deklaroi se 10 depozituesit më të mëdhenj në Shqipëri kanë rreth 450 milionë dollarë të kursyera në banka. Të dhënat e bëhen publike në raportin vjetor të mbikëqyrjes për vitin 2015. Edhe pse Banka, vëren se përqendrimi i depozitave u ul vitin e kaluar, sërish pesha që zotërojnë 10 depozituesit e mëdhenj mbetet e konsiderueshme.

“Në dhjetor 2015, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 4.8% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 6.13% që zinin në dhjetor 2014,” vëren Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore, në dhjetor 2015, vlera totale e depozitave të sistemit arrin 1.1 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 2.8%. Kjo do të thotë se 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë në total rreth 53.8 miliardë lekë ose gati 450 milionë dollarë.

Polarizim i lartë

Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave pjesa më e madhe e depozitave zotërohen nga vetëm një përqindje e vogël depozituesit. Më konkretisht, sipas AS, vitin e kaluar 4 për qind e individëve depozitues në Shqipëri zotërojnë plot 4.1 miliardë dollarë depozita në banka.

Këta janë depozituesit e mëdhenj, të cilët zotërojnë dhe pjesën e “luanit” në kursimet kombëtare. Sipas ASD-së, vitin e kaluar, mbi 58 për qind e totalit të depozitave në sistemin bankar zotëroheshin nga vetëm 4 për qind e individëve. Kjo do të thotë se, pjesa tjetër, pra 96 për qind e individëve ndajnë mes tyre 42 për qind të totalit të kursimeve.

Të dhënat e detajuara të ASD-së tregojnë se, në fund të vitit të kaluar, individët zotëronin në total rreth 890 miliardë lekë depozita në banka. Sipas monedhave, 51 për qind e tyre janë në Lek, ndërsa pjesa tjetër janë kursime në valutë.

Legjislacioni shqiptar në fuqi detyron që agjencia e depozitave të sigurojë plotësisht çdo depozitë bankare deri në 2.5 milionë lekë dhe të dhënat zyrtare tregojnë se, 96 për qind e individëve janë plotësisht të siguruar, pasi bien nën këtë nivel.

fgfgfgf

Please follow and like us: