Albspirit

Media/News/Publishing

A është Brexit një miratim paralel për fushatën e Trump në SHBA

The Washington Post: A është Brexit një miratim paralel për fushatën e Trump në SHBA

 

13578701_1152001381529011_427026734_n

Udhëtimi i Donald Trump për në Skoci ditën që Britania votoi për të lënë Bashkimin Evropian dukej gjëja më me mend pas kuvendit, erdhi goditje e një gjeniut politik.

“Kalova shumë bukur, sepse isha në epiqendër të krizës”, u tha Trump gazetarëve. Por Trump nuk ishte në Skoci për shkak të Brexit; ai ishte atje për të promovuar resortin e tij të golfit. Në një intervistë pak javë më parë, ai nuk e dinte madje që do mbahej një Brexit. Ishte rastësia që e çoi Trump në Skoci jo strategjia, edhe pse duket sikur Trump ka gëlltitur një patkua fati.

Por është e vërtetë se koha e vizitës së tij nuk mund të kishte qenë më mire se aq. Trump po argumenton  tani se rezultati i Brexit është konfirmimi i kandidaturës së tij për zgjedhet presidenciale. Dhe ai nuk është edhe aq  gabim.

Ashtu si fushata e Trump, Brexit ishte një revoltë kundër kufijve të hapur, edhe votuesit britanikë fajësuan bllokun për valën e emigrantëve që ka transformuar rrënjësisht vendin e tyre. Një e treta e votuesve thanë se hedhur votën e tyre për Brexit sepse ai ofronte shansin më të mirë që Mbretëria e Bashkuar të rimarrë kontrollin mbi emigracionin dhe kufijtë e vet.

Si  fushata e Trump, Brexit, ishte një revoltë kundër një destabilitetit të pakontrolluar që bënte bashkë qytetarët  e zakonshëm dhe ata të klasës punëtore. Me Brexit, Fraser Nelson, nënkuptonte fjalë për fjalë: Pensionistë të qyteteve bregdetare, e hidraulikë dhe pronarë dyqanesh që qëlluan me shuplakën më të madhe të dhënë ndonjëherë që nga krijimi I Britanisë dhe historia e votimit të përgjithshëm”.

Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, imponimi i ndjenjave raciste, edhe Brexit ishte në mes të djathtëve dhe të majtëve. Sic edhe ish-Kryeministri Tony Blair vuri në dukje, “fushata nuk mund të kishte sukses pa gjetur kauzën e përbashkët me një segment të rëndësishëm të votuesve. Ata ishin të shqetësuar për të ardhurat dhe shkurtimet në shpenzimet publike duke e parë  Brexit si një mundësi për të organizuar një protestë anti-qeveritare”.

Në Britani, Blair thotë se “fushata e Brexit ishte një konvergjencë midis të majtëve dhe të djathtëve”. A mund të ndodhë e njëjta ndodhë këtu?

Një sondazh i ‘ABC News’ muajin e kaluar, tregon se edhe mundet, me 20 për qind të mbështetësve të Sanders që  thonë së do të mbështesin Trump dhe jo Hillary Clinton në zgjedhjet e përgjithshme. Këtë muaj kjo shifër ka rënë në vetëm 8 për qind.

Trump: Paralelizmi mes zgjedhjeve presidenciale dhe Brexit

Kandidati presidencial Donald Trump tha se ekziston një paralelizëm mes vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Evropian dhe kandidaturës së tij për presidenciale. Por ka dallim themelor mes fushatës së tij dhe asaj të Brexit: Brexit ishte një revoltë kundër pushtetit të centralizuar. Votuesit britanikë ishin të lodhur nga dekretet e Brukselit dhe kërkonin që vendimmarrja e pushtetit të ishte sërish në duart e popullit britanik. Kjo ishte forca e vetme, më e madhja, fuqia lëvizëse e fushatës së Brexit. Gati gjysma e votuesve pro-Brexit tha se arsyeja kryesore që ata donin të largoheshin nga BE, ishte parimi se “vendimet në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar duhet të merren domosdoshmërisht në Britaninë e Madhe”.

Michael Gove vuri theksin madje se duke dalë nga BE mund të rimarrim sërish kontrollin… Ashtu si kolonitë Amerikane deklaruan pavarësinë e tyre dhe nuk shikuan më prapa.

Donald Trump nuk është një avokat i decentralizimit të pushtetit. Përkundrazi, ai beson në dekretet nga Uashingtoni , për aq kohë sa ato janë dekretet e tij. Trump ka premtuar se si President ai do të thërrasë shefin e Ford Motor Co dhe të urdhërojë atë për të ndërtuar një fabrikë në Meksikë. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk është dakort që Presidenti të ketë kompetencën për të diktuar në mënyrë të njëanshme mbi kompanitë private në një treg të lirë ku ata mund të ndërtojnë apo të investojnë ku të duan. Trump ka premtuar se si President, ai do të hapë ligjet për shpifjen në mënyrë që ai mund të padisë njerëzit që do të të shkruajnë “artikuj negativë, të tmerrshëm dhe të rremë”. Asnjë zyrtar  i qeverisë  nuk beson se Presidenti duhet të jetë në gjendje të përdorë fuqinë shtrënguese të qeverisë për t’u mbyllur gojën kritikëve të tij. Në Skoci, Trump tha se votuesit britanikë janë lodhur duke parë vendime idiote, ashtu si populli amerikan është lodhur nga të parit “vendime injorante”. Ai ka të drejtë, por dallimi është se votuesit britanikë besojnë se ata mund të marrin vendime më të mira: Trump beson se vetëm ai mund të marrë vendime më të mira.

Si kundërshtarët e Trump, ashtu edhe kundërshtarët e Brexit janë ende duke e mohuar, duke propozuar skema të ndryshme për të ndaluar daljen e Britanisë nga BE. Këtu në shtëpinë Amerikane, ata që marrin ngushëllime në sondazhin që tregon rënien e numrit të mbështetësve të Trump, duhet të kujtojmë se shumica e sondazheve britanike dolën të gabuara. Politikanët  britanikë, si homologët e tyre Amerikan, kanë keqkuptuar disponimin e elektoratit. Ata paralajmëruan për dëme ekonomike nëse Britania do votonte për të lënë bllokun. Jeb Bush ishtë i pari që ishte i sigurt se votuesit do të vinin në punë shqisat e tyre para se të hidhnin votat por ata nuk e bënë.

Slogani i ri i fushatës Klinton, “Më të fortë së bashku”, tingëllon tronditëse dhe e ngjashme me mesazhin e fushatës britanike anti-Brexit. Sic edhe ‘The New York Times’  kishte shkruar këtë të dielë: “Amerikanët duhet të vlerësojnë stabilitetin dhe ndryshimet e ngadalta, mbi rreziqet, ndryshimet radikale dhe kaosin që do shpërthejë, nëse Donald Trump fiton presidencën”.

Ky mesazh nuk funksionoi në Britani, por duhet të funskionojë në Shtetet e Bashkuara.

Please follow and like us: