Albspirit

Media/News/Publishing

Abedin Pasha Dino, krijuesi i parë i Bursës së Stambollit

Laurant Bica

Kush ishte Abedin Dino, Ç’përfaqëson detyra e tij si Komisar i Bursës së Stambollit, Ç’është vepra e tij “Lojrat e Ajrit” dhe, së fundi, Bursa e Shqipërisë dhe Integrimi në BE. Natyrisht, duke trajtuar keto çështje, ne do të tregojmë kualitetet e këtij personaliteti si rilindas dhe si ekonomist, nevojën e studimit të mendimit ekonomik shqiptar dhe shkruarjen e historisë së tij, gjendjen e bursës në kohën e sotme në Shqipëri dhe se fundmi, studentëve e kuadrove të reja të fushës së ekonomisë u del si detyrë që në të ardhmen të zgjedhin e realizojnë tema masterash apo doktoratash edhe nga fusha e Historisë së Mendimit Ekonomik Shqiptar, siç ndodh edhe në vende të tjera të botës, duke filluar që nga vendet fqinjë të Ballkanit. Kanë kaluar plot 25 vjet nga koha kur shkrova dhe botova në gazetën “Çamëria” në numrin e dytë të saj një artikull shkencor për rilindasin Abedin Pasha Dino, si patriot dhe personalitet poliedrik i kombit tonë. Dhe tani erdhi rasti të ndalemi në një drejtim të panjohur më parë, di- Laurant Bica

TIRANE
Dimensionin e tij si një nga ekonomistët më të zotë që ka pasur Perandoria Osmane si dhe një nga figurat më të shquara të Historisë së Mendimit Ekonomik Shqiptar. Sigurisht, nuk është i vetmi. Po të doja të veçoja disa figura eminente para tij, bashkëkohës apo që erdhën më pas, mund të përmendja: Kryeministrin osman Ajaz Pashën, Keshilltarin e tre – katër sulltanëve osmanë, Mustafa Koçi Bej nga Korça, Mehmet Frashërin, vëllanë më të vogël të Frashërllinjve të Mëdhenj, ish Drejtor i Pergjithshëm i Doganave të Libanit, në fund të shekullit të 19-të, kur rilindasi Pashko Vasa ishte guvernator i kësaj province osmane, njeri me kulturë gjermane. Po të vijmë ne kohën tonë, do të dalloja një personalitet të letrave shqiptare si Mitrush Kuteli, sado që pakkush e di që Dhimitër Pasko ka qenë, jo vetem shkrimtar i madh, por ekonomist
akoma edhe më i madh; ai ka qenë guvernator i Bankës Nacionale në dy shtete te Ballkanit, të Rumanisë dhe të Shqipërisë (gjatë luftës së dytë botërore), ka shkruar dy vepra ekonomike, një në rumanisht e një në shqip që pothuajse nuk njihen. Para se të flasim për Bursën e Stambollit
dhe Komisarin e saj duhet të themi se kush qe  rilindasi Abedin Dino me dy fjalë dhe të sjellim për dëgjuesit tanë telegra? sht një historik të shkurtër të Bursave në botë. A. Dino është një personalitet i jashtëzakonshëm. Ka qenë Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Jugun, theu
në krye të forcave shqiptare agresionin grek për pushtimin e Epirit (Çamërisë) me 1878, mblodhi me 1879 krerët e Lidhjes në Prevezë dhe, për 35 vjet, e shpëtoi atë pa rënë në duart greke deri më 1912. Shiti 2000 ha tokë të vetat dhe paret i vuri në dispozicion të Lidhjes Shqiptare.

 Gazeta
“Zëri i Shqipërisë”, organ i Shoqërisë së Stambollit që botohej në Athinë mbahej financiarisht nga Abedini. Me 1879-1880, kur ishte ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane nuk lejoi, sa qe ai në atë detyrë, në luftë dhemb për dhemb me Fuqitë e Mëdha të kohës, që t’u dorëzohej Ulqini
dhe Çameria, fqinjëve grabitqare. Për njëçerek shekulli ka qenë vali në qytete të ndryshme të Perandorisë Osmane, duke ? lluar nga Selaniku e deri në Adana të Anadollit. Kur ishte qeveritar i Ankarasë, për 8 vjet ka drejtuar një territor 90.000 km. katrore dhe me një popullate rreth
1.000.000 banorë , që me llogaritë e sotme i  bie të ketë qenë 6 – 7 milionë, pra sa tre – fishi i Shqipërisë së sotme si territor e popullsi Atij i takon merita se kudo që punoi la gjurmë të thella në banorët e vendit si shtetar dhe ekonomist i dalluar. Ai i solli Ankarasë ujin e pijshem,
hekurudhën, rregulloi qytetin, ngriti konake qeveritare etj. Një rajon i Ankarasë mban emrin e tij, bulevardi kryesor i Adanasë mban emrin e tij, kulla e sahatit e ketij qyteti është e ndërtuar prej tij, etj. Me 1906 u thirr në Stamboll, uemërua kryeministër dhe, pa ? lluar mirë detyrën,
u helmua. Nuk ka një datë të saktë se kur filloi të funksionojë bursa e parë e letrave me vlerë. Mendohet se bursat e para kanë qenë ato me origjinë italiane. Aty rreth vitit 1400, në Venedik bëhej tregtimi i borxheve publike dhe për këtë qëllim, hartohej një listë. Në vazhdim, gjenovezët dhe milanezët u dhanë një shtytje të madhe panaireve të shkëmbimit. Ndërkohë, që në vitin 1531, në Anversë (Belgjikë), lindi e para bursë e madhe e letrave me vlerë. Që më 1702, ndofta e më parë përmendet bursa e Londrës, por duhej pritur viti 1785 që bursa e Amsterdamit  (Hollandë), te ishte organizuar zyrtarisht. Sot në botë ka një numër shumë të madh bursash, ku më të rëndësishmet mund të përmendim bursat ndërkombëtare, si atë të Nju Jorkut (NYSE), atë të NASDAQ, atë të Tokios (TSE), të Londrës (LSE), atë të Frankfurtit etj. Bursa e Stambollit, ka si pararendës bankierët e lagjes Gallatë, me origjinë gjenoveze, të ashtuquajturit Levantinë, që jetojnë në Stamboll, që nga koha e Bizantit. Këta kanë qenë huadhënës të mëdhenj të Sulltaneve që nga koha e Mehmetit te II (Fatih), Sulejmanit të Madhërishëm e të tjerëve me rradhë, deri në shekullin e 19-të. Më 1864, bankierët e Gallatës e të Perës krijuan një bursë jo zyrtare ne Gallata Havjar Han, deri sa u krijua nga Qeveria Osmane Bursa Zyrtare me emrin “Dersaadet Tahvilat Borsasi” (Bursa e Letrave me Vlerë). Me 1873, me propozim të Ministrisë së Financave
dhe aprovimin e Sulltanit u emërua Komisar i Pergjithshëm i Bursës së Stambollit. Në krah të tij kish dhe një Komitet prej 20 anetarësh. Më 1885 -1886 u krijuan bursat tregtare. Duam të tërheqim vëmendjen e dëgjuesve në lidhje me këtë emërim. U vu ne krye nje njeri i zoti, A.Dino është themeluesi dhe organizatori i Burses së një Perandorie të tërë, sikurse shqiptari tjetër, rilindasi nga Çameria, Hasan Tahsini, themelues dhe organizator i Universitetit të Stambollit. Të dyja këto flasin për standartet e tyre si personalitete të jashtëzakonshëm. Bursa është një institucion delikat ku lëviz Paraja, Kapitalet, Aksionet, Letrat me vlerë etj. Pra u vu një njeri i besuar, në raport me paranë. Nipi i tij, me të njëjtin emër, piktori Abedin Dino, ka shkruar ne kujtimet e tij se “Familja jonë kishte pronë të veten gjysmën e Epirit (Çamerisë)”, ndaj përjashtohej në këtë rast abuzimi me detyrën dhe çfarëdo lloj korrupsioni. Gjithashtu u vu në krye një ekonomist i veçantë, që siç thuhet në një nga burimet enciklopedike kish mbaruar Universitetin e Parisit. Nga fundi i jetës, u dekorua nga Akademia e Shkencave të Francës me dekoratën e lartë
“Palma akademike”, si rrallëkush në ato kohë. Kandidatura e Abedin Dinos nuk qe e rastit dhe ajo ka qenë tepër e studjuar. Ai erdhi ne majë të këtij institucioni financiar kur Borxhi i Shtetit Osman që nga Tanzimati kish arritur nivele të frikëshme dhe Kriza Botërore si kudo edhe në
këtë perandori po bënte kërdinë. Pra kemi të bëjmë me një njeri të përsosur që gëzonte një besim të jashtëzakonshëm deri në qarqet më të larta qeveritare osmane. Dhe për 6 vjet rradhazi, edhe në peripecitë që kaloi perandoria me luftën ruso-turke të 1877-1878-ës dhe të Kongresit të Berlinit, ai që në krye të saj, deri sa bankierët e fuqishëm të Gallatës me prapaskenat e tyre, e bënë sulltanin që të detyrohej ta hiqte. Ai ndërkohë ka kryer dhe detyra të tjera, ka qenë në Komisionin që hartoi Kushtetutën e parë Osmane te 1876, etj. Vepra e tij “Lojrat e Ajrit” Në vitin 1874, pra ? ll pas krijimit të saj, u botua me inisiativën e Abedin Dinos, edhe me shtytjen e Bankierëve të Gallatës, një libër instruktiv për Bursën e Stambollit dhe për ”lojrat” në të, i hartuar prej vetë komisarit të burses. Titulli i saj ishte: ”Hava Ojunllari” (Lojrat e Ajrit, pra në Bursë)
me nëntitull “Veprimet Financiare në Bursën Osmane”. Aty sqarohet organizimi i bursës, rregullat e saj, mekanizmi i brendëshëm i saj dhe veprimet që kryhen me letrat me vlerë për të ftuar dhe” lojrat” e ndryshme me paratë, shkëmbimet e ndryshme, etj. Gjithashtu jepen dhe këshilla të ndryshme nga autori i saj, që e ruajnë vleren e tyre edhe pas pothuajse gjysëm shekulli i botimit të parë te saj. Siç pohon shtypi i sotëm turk, me rastin e ribotimit të saj në vitin 2011 në gjuhën e sotme turke; si psh. ”Në bursë fitojnë gjithmonë peshqit e mëdhenj”. Vetë përkthyesi i saj, Xhelali Jillmaz, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e ekonomisë, të financë – bankës , të Bursës të historisë së saj, me dy tre universitete, me specializime në Amerikë në Universitetin e Pensilvanisë etj. shprehet me superlativa për vlerat e librit të Abedin Dinos edhe tani, gati pas një shekulli e gjysëm. Duke e çmuar si një nëpunës të lartë të talentuar, një burokrat të shquar të shtetit osman, duke shkruar për vlerat e kësaj vepre të Abedin Pasha Dinos një artikull shkencor në revistën e Bursës së Stambollit me titull ”Borsa”, thotë në fund të tij “ Si përfundim, si
rezultat, kush do që të kuptojë më mirë pjacat financiare dhe të shohë çfarë ka ndryshuar e çfarë jo, megjithëse ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, po t’i hedhë një sy librit të Abedin Dinos “Hava Ojunllari”, kjo është më se e mjaftueshme”. Me 5 korrik 2010 isha per një vizitë pune në Bursën e Stambollit për kërkime shkencore për rilindasin tonë të madh Abedin Pasha Dino. Në bibliotekën e këtij institucioni  gjeta shumë materiale me vlerë që kur të vijë koha, do t’i botoj. Dua të falemnderoj nga zemra tre zonja të nderuara atje që më dhanë një ndihmë të pakursyer dhe në shenjë mirënjohjeje po përmend emrat e tyre, Arzu, Zejnep dhe Nur  Hanëm. Fotokopjova me dhjetra e dhjetra faqe dhe nuk më kërkuan asnjë vlerë monetare, përkundrazi më ndihmuan me gjithçka që pata nevojë! Respekt e nderim për këta njerëz të mirë! Do t’u mbetem
përherë mirënjohës dhe do të mbeten gjithmonë  të paharruar në kujtesën time! Dhe tani të vijmë tek sotmja! Me keqardhje e them dhe s’dua të zgjatem! Pas Stambollit, shkova në Bursën e Tiranës. Munda të marr vetëm disa broshura që i kam dhe sot. Bursa jonë është pothuajse inekzistente. Ajo. përveç se me bonot e thesarit të shtetit dhe ndonjë letre tjetër me vlerë, deri më sot, nuk është marrë me gjë tjetër. Është në varësi të Bankës së Shqipërisë por asnjë firmë apo institucion i vendit, pa le më i huaj, nuk është regjistruar në të deri më sot, që po flasim.
Që nga krijimi i saj me 2 maj 1996, qeveritë e  ndryshme shqiptare nuk i kanë kushtuar ndonjë kujdes dhe ajo deri më tash është jo funksionale. Është vetëm një grup nëpunësish që marrin një  rroge dhe shtyjnë ditët…Sigurisht, në Shqipëri ne nuk trashëgua me ndonjë traditë nga e kaluara në lidhje me tregjet e letrave me vlerë por kjo nuk do të thotë që në këtë fushë gjerat t’i lihen spontanitetit, pritshmërisë e rastësisë. Të tëra shtetet e Ballkanit kanë Bursat e tyre, veç vendi ynë jo.Nuk i kanë munguar në të kaluarën e as i mungojnë edhe sot njerëzit e aftë këtij vendi në fushën e ekonomisë, të financës, të bankave, të bursës, etj. Rasti i Abedin Dinos flet shum, na tregon për atë se shqiptarët kanë drejtuar bursat e perandorive e më gjerë. Pa dashur të zgjatem në këtë pikë, mund të them se tani. që po integrohemi në Bashkimin Europian, krijimi i një Tregu të Letrave me Vlerë është bërë një domososhmëri, një detyrë imperative që nuk pret. Organet kompetente si Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë e Shteti Shqiptar duhet të shkunden nga “gjumi” që i ka zënë dhe ta bëjnë funksionale Bursën e Tiranës (të themi më të paktën) në mënyrë që dhe ne të integrohemi me  kokën lart si gjithë shtetet e tjerë.

LITERATURA:
1.Abedin Pasha “Hava Oyunlari”,
Skala Yayincilik Istanbul 2011
2.Haydar Kazgan
”Tarih boyunca Istanbul Borsasi”Istanbul
1996.
3.Haydar Kazgan “Galata Bankerleri”
Istanbul 2004.
4.Materiale nga enciklopedi të
ndryshme,Ëikipedia etj.
5.Materiale në anglisht, turqisht etj nga
interneti.
6.Materiale shqip të bursës së Tiranës etj.
7 Libra teorikë të ndryshëm për funksionimin
e bursave në botë.

arif dhe abedin dino

Please follow and like us: