Albspirit

Media/News/Publishing

Armina Mevlani, në gjurmë të Marilyn Monroe

Armina Mevlani nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin për yllin e kinemasë botërore, aktoren Marilyn Monroe. Por me sa duket, stili i saj ikonë është përvetësuar këtë herë totalisht nga fashionista shqiptare.

Ajo që bloger-ja 25 vjeçare ka bërë, është rikrijimi i disa prej pozave më të famshme të seks simbolit amerikan. E pasionuar pas stilit ‘pin-up’, Armina Mevlani shfaqet buzë detit, njëjtë si dikur Marilyn Monroe me rrobabanje!

“Zgjodha atë jo sepse i ngjaj, aspak, por sepse jam mrekulluar nga gjërat që kam lexuar mbi të, më ka prekur në një mënyrë që nuk e kam provuar kurrë më parë,” ka shkruar Mevlani për aktoren e famshme.

Bashkë me fotot e postuara në blogun personal, Armina shprehet se “që kur kishte flluar të mblidhte informacion për Marilyn, i dukej sikur kishte një jetë që e njihte,” dhe kjo ndoshta ka qenë shtysa për ta imituar, në formë tribute në muajin që përkon dhe ditëlindja e seks simbolit të viteve ’50.

 

Please follow and like us: