Albspirit

Media/News/Publishing

“Do të të thërras zogu”/ Lexoni mesazhet e gjyqtarit që kërkonte favore seksuale

Lapsi.al zbardh disa prej mesazheve të gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo i cili akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetësja I.T pranë Policisë Vendore, Berat. Kallëzuesja ka qenë palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Në seancën e parë të atij procesi, gjyqtari i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare. Për këtë arsye, ata shkëmbejnë numrat e telefonit. Pasditen e së njëjtës ditë, gjyqtari i dërgon mesazh në telefon kallëzueses, ku, pasi e njofton për gjetjen e një avokati, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”. Më poshtë mesazhet:

SMS 1 – Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?
SMS 2 – “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK?
SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?
SMS 4- …. “Mirëmëngjes”! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s’të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë duhet të jesh KRENARE! Respekte
SMS 5 – “Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. Performanca juaj më imponoi respekte pse jo dhe ndjesi. A u sqaruat me avokatin rekomandues. Problemi yt sinqerisht më diktoi keq-ardhje. Mos hezito me sms apo tel, do të mirëpres. Respekte, OK ?”.
SMS 6 – “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke “gangrenë” sinqerisht do kesh suport gjithë “kredinë” time juridike ..! Ok ?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je “skanuar” femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion.. Ky është dhe “motivi” imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-in tënde je dikush..Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok ??”.
SMS 7 – “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.
Please follow and like us: