“…burimet historike raguzane dhe italiane (venedikase), shpiejnë në origjinën e tij (Princit Llazar) arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore”
Prishtinë, 28 qershor 2016 – Historiani i njohur Jahja Drançolli, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se nga burimet historike nuk është provuar origjina serbe e Car Llazarit.
Drançolli shkruan se nga burimet raguzane dhe italiane del se Princi Llazar, të cilin historiagrfaia serbe e mban për serb, është me origjine “arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore”.
“…burimet historike raguzane dhe italiane (venedikase), shpiejnë në origjinën e tij arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore (“Lazaro Grebeglianovich Katunar di Viteoniza e Kosoriechi, che poi fu Conte di Servia”, In Venetia, 1605, fleta 58). Dmth. ky Katunar i prapatokës së Kotorrit të banuar kryesisht me arbër – vlleh ose vllaho-arbër (krahaso Statutin e shek. XIV të komunës autonome të Kotorrit dhe të Kontesë së Greblit), pas Betejës së Maricës (1371) ka arritur gradën e princit të Rashës, respektivisht të Serbisë”, shkruan ai.
Drançolli thekson se në gjoksin e shtatores se Princit Llazar është gravuar emri i Jezu Krishtit nga Nazareti, i kapjuar nga gërmadhat e mureve të fortifikatës iliro-arbërore të Novobërdës. Ai sjell dy foto që e argumentojnë këtë.
Historiani Jahja Drançolli e ka ngritur çështjen e origjinës së Princit Llazar duke marrë shkas nga zbulimi i shtatores së Princit, ngritur nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës. Zbulimi i shtatores u bë në kuadrin e festimeve të Vidovdanit ,ditës që shënon Betejën e Kosovës të vitit 1389, njërës ndër betejat më të njohura të ushtrisë së Perandorisë Osmane me ushtrinë e përbashkët të popujve të Ballkanit.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Drançollit.
Disa njoftime më pak të njohura lidhur me inaugurimin e bustit të princ Lazarit në Mitrovicën Veriore!
Edhe pse nuk mund të jemi të kënaqur me atë që dihet për Betejën e Parë të Kosovës (1389), megjithatë, ne nuk duhet konstatuar ngutshëm se në studime të së kaluarës shqiptare e ballkanike, nuk kishte asnjë interesim për rrethanat se si erdhi deri te Beteja e Kosovës.
Në rastin konkret, pasi që është fjala për inaugurimin e bustitit të princ Lazarit vetëm nga serbët e Mitrovicës Veriore, menjëherë më iku mendja te burimet historike, të cilat (për fatin e keq të atyre që dje dhe sot janë duke promovuar bustin) nuk provojnë origjinën serbe të tij.
Qe të jetë ironia më e madhe, burimet historike raguzane dhe italiane (venedikase), shpiejnë në origjinën e tij arbërore-vllahe ose vllaho-arbërore (“Lazaro Grebeglianovich Katunar di Viteoniza e Kosoriechi, che poi fu Conte di Servia”, In Venetia, 1605, fleta 58). Dmth. ky Katunar i prapatokës së Kotorrit të banuar kryesisht me arbër – vllah ose vllaho-arbër (krahaso Statutin e shek. XIV të komunës autonome të Kotorrit dhe të Kontesë së Greblit), pas Betejës së Maricës (1371) ka arritur gradën e princit të Rashës, respektivisht të Serbisë; ky Katunar, nga dita e djeshme dhe sotme e mëtej është duke shikuar me simbolikën e vet nga Gazimestani (burimi zyrtar campus Turdorum), vend ky që dyshohet se është zhvilluar Beteja e Kosovës (1389), mirëpo pa pjesëmarrjen e tij sipas burimit të vetëm të ruajtur zyrtar, katër muaj pas Betejës (Regi Bossine, më 20 tetor 1389, Archivio di Stato di Firenze, Signori – Cartegi, Massisve della Registrum Prime); ky Katunar sot quhet edhe Shën Lazar, dhe në gjoksin e tij është mbartur emri i Jezu Krishtit nga Nazareti, i kapjuar nga gërmadhat e mureve të fortifikatës iliro-arbërore të Novobërdës (shih fotot e postuara më poshtë).
Dhe, në fund do të kisha pasur dëshirë të dija se athua ndonjëri prej pjesëmarrëseve është pagëzuar me emrin tij Grebelanivić ose Hrebelanović, siç kemi shumë të tillë me emër Nemanja!?
(r.m.)