Albspirit

Media/News/Publishing

Erdoani solli në shtëpi urën e zjarrit që ndezi vetë

Ilir Kulla*

Dy vjet më parë u shpall krijimi i ISIS-it ose shteti i ashtu quajtur “Islamik”, që përkon me ditën e atentatit të Stambollit.

Dy vjet më parë Turqia ishte më optimiste dhe krahëhapur e kufijhapur për mijëra luftëtarë të huaj, të cilët iu bashkangjitën ISIS-it.

Atëherë ishte Basha al-Asadi armiku, presidenti i Sirisë.

Dy vjet më vonë Turqia mbledh frutet e hidhur të asaj që ka mbjellë presidenti Rexhep Taip Erdoan me duart e tij.

Zoti Erdoan mbrëmë ka marrë paralajmërimin se çdo ndodh nëse i kthen kurrizin aleatëve të deritanishëm, sauditëve si dhe aleatëve të tyre.

Dhe, natyrisht edhe krijesës së tyre ISIS.

Nga ana tjetër të gjithë suksesin ekonomik të Turqisë të viteve të fundit presidenti Erdoan ia dedikon parave të arabëve të Gjirit.

Tani është në pozicion të vështirë. Rusisë i ka kërkuar falje për rrëzimin e aeroplanit ushtarak, me Izraelin u pajtua, shumë shpejt do të bëjë Mea Culpa me Asadin dhe për arabët nuk do të jetë më Sulltan Erdoan.

Urën e zjarrit që zoti Erdoan e ndezi në Siri, tanimë e ka sjellë në shtëpinë e tij.

Mirëpo, fatkeqësisht ata që paguajnë çmimin janë njerëzit e pafajshëm.

*Ekspert sigurie. Ish-këshilltar për Sigurinë i presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi.

Please follow and like us: