Albspirit

Media/News/Publishing

Islami dhe antishqiptarët në Kosovë/ Nga Roland Luçi

Islami dhe antishqiptarët në Kosovë/ Nga Roland Luçi

Duke mos mjaftuar buzhalat e matoshet me teorite e tyre te krijimit te nje etnie te re kosovare e dallueshme nga ajo shqiptare, fadilvokrret e gjithe te tjeret mbas tij ne te dy anet e kufirit me sanksionimin e dykombesise nepermjet nje mjeti mjaft sensibel e popullor si perfaqesuesja e futbollit, tashme dhe e shtetit te Kosovos, ne skene kane dale gjithfare institutesh e institucionesh kosovo-vare apo te huaja qe tentojne jo vetem etablimin e dykombesise, por ne kete mishmash mediatik e shoqeror i meshojne copetimit e fragmentizimit sa me teper te jete e mundur te elementit shqiptar duke nxjerre e vene ne dukje me teper se duhet e absolutisht pa nevoje, perkatesine fetare myslimane, perkatesisht duke provokuar me raportet fe – kombesi qe ne kushtet e rremujes se pergjithshme dhe mossigurise sociale ne trojet shqiptare nuk eshte e veshtire te gjesh pergjigjet qe parasheh katalogu antishqiptar i pyetjeve qe shtrohen, si ky i fundit i institutit KIPRED qe provokon ne forme dhe permbajtje te paster antishqiptare. Ne vend qe kerkohet nje referendum popullor ku te shtrohet qarte e shkurt pyetja e domosdoshmerise se bashkimit të së ashtuquajtures serbisht Kosovo me Shqiperine, kerkohen dhe provokohen cic-mice identitetesh nacionalo-religjioze qe ne trualllin e krijuar dhe ushqyer edhe nga renegatet shqiptare, nuk eshte veshtire te identifikohen duke u ekzagjeruar dhe hiperbolizuar, duke vene ne pikpyetje vete ekzistencen e etnise dhe kombesise shqiptare ne te ashtuquajten Kosovo.

Kalojme matane kufirit, ne Europen e lire te vlerave demokratike etj. etj….
Ja pershembull ti hedhim nje sy parlamentit europian ku nuk ka as myslymane, as turq e me the e te thashe.
Sa po shkojne atje perfaqesuesit e partive politike te seicilit vend, i kthejne kurrizin kombesise e shtetesise se ciles i perkasin statistikisht dhe bashkohen ne fraksione sipas bindjeve politike dhe grihen e coptohen me njeri-tjetrin per keto bindje politike pavaresisht se kane te njejten kombesi a shtetesi.
Po pra, atje ne Bruksel e Strasburg ne zemer te Europes lejohet te bashkohen njerezit dhe bile politika sipas bindjeve politike duke anashkaluar, bile dhe ne dem te perkatesise kombetare, kurse te ne ne Kosove vetem futen spilca perçarjeje me anketa, statuse dhe aktivitet mediash te stisura duke manipuluar e mashtruar opinionin e lodhur publik dhe duke mobilizuar gjoja nen masken e antiradikalizmit islam nje pjese te mire te popullsise dhe pikerisht ate qe genjehet me nje status a artikull paçavure pa ditur te bej nje krahasim a llogari te thjeshte me trurin e vet. Per shembull kete krahasimin e mesiperm me fraksionizmin poitik e jonacional ne parlamentin europian….

Perderisa krahinat e banuara me shqiptare matane kufirit do te vazhdojne te quhen serbisht Kosovo dhe shqiptaret e atjeshem “kosovare”, nuk do te shihet drite ne fund te tunelit antikombetar ku varrmihesit e kombit shqiptar e kane kyçur Kombin.

Please follow and like us: