Albspirit

Media/News/Publishing

John Kerry: Brexit ndoshta nuk do të realizohet kurrë 

 

13521053_1151880434874439_204093196_n

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pas zhurmës së madhe që pati Brexit, ka bërë një deklaratë që ka ndryshuar kursin e veprimeve ‘post-Brexit’.

Kerry u shpreh sot se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të mos ndodhë kurrë, duke theksuar se Londra nuk është gati të largohet.

Ai u shpreh pas një takimi me kryeministrin britanik, David Cameron, duke njoftuar se “shefi i qeverisë nuk është në gjendje të negociojë një largim që nuk e kërkon”.

“Është një divorc shumë i komplikuar”, shtoi shefi amerikan i diplomacisë.

Kerry, që u takua të hënën në rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik me Cameron dhe theksoi se “Kryeministri nuk dëshiron të aktivizojë nenin 50 të traktatit të Lisbonës, që do të fillonte një numërim mbrapa prej dy vitesh për të përmbushur Brexit”.

Please follow and like us: