Kërcënime të reja kundër “Charlie Hebdo”
Një hetim është hapur në Francë në mënyrë shumë diskrete. Çështja është marrë shumë seriozisht, shkruan Leparisien, transmeton Syri.net.
Një hetim “për kërcënim me vdekje” është hapur që më 22 qershor nga prokurori pas publikimit të disa mesazheve në faqen e gazetës në Facebook. Mesazhet që u quajtën ‘kërcënuese” thoshin se disa editorialistë të revistës satirike do të ishin përsëri në shënjestër.” Më 7 janar 2015 nga “Charlie Hebdo” nisi i ashtuquajturi “11 Shtatori i Francës”, masakrat e xhihadistëve që kulmuan më 13 nëntor në Paris me vdekjen 130 personave në sallën e koncerteve në Bataclan. Vrasja e karikaturistëve ishte e para që ndodhi: Redaksia ndodhej në mbledhje kur aty hynë dy vëllezërit e armatosur që vranë 11 vetë.