Masakra në Stamboll, Papa: Sulm mizor kundër popullit të dashur turk
Papa Françesku është hidhëruar dhe shqetësuar për atentatin në aeroportin e Stambollit, që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e një mori njerëzish, njoftoi Vatikani.
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa e kujtoi atentatin terroristik e, në vijim, i ftoi gjithë besimtarët: “Të lutemi për viktimat, për familjarët, për popullin e dashur turk. Zoti i shndërroftë zemrat e njerëzve të dhunshëm e i forcoftë hapat tonë në udhën e paqes”.
Thirrja e Papa Françeskut u pasua me ftesën për ta thënë së bashku, në Shesh, lutjen tradicionale drejtuar Marisë e turma bashkoi zërin me atë të Françeskut në: Të falemi Mari…
Please follow and like us: