Albspirit

Media/News/Publishing

Mendja enciklopedike Zhan-Zhak Ruso

30 thënie të mençura nga Zhan-Zhak Ruso

Më 28 qershor 1712 lindi në Zvicër Jean-Jacques Rousseau (Zhan-Zhak Ruso) i quajtur “Filozofi i Gjenevës”, ishte dijetar dhe shkrimtar. Filozofia e tij politike ndikoi në Revolucionin Francez, si dhe në zhvillimin e mendimit politik, sociologjik, dhe arsimor bashkëkohor.

Rousseau ishte gjithashtu kompozitor i suksesshëm; autor i 7 operave, si dhe muzikë zhanresh të tjera; ai dha ndihmesë në muzikë edhe si teoricien.

Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, Ruso, me idetë e tij, ishte filozofi më popullor mes anëtarëve të Klubit Jakobin.

Shkrimet e tij autobiografike – përbëjnë fillimin e zhanrit të autobiografisë siç njihet sot. Rousseau u varros si një hero kombëtar në Panteonin në Paris, në vitin 1794, 16 vjet pas vdekjes.

1-“Personi i parë që rrethoi me gardh një copë tokë, pastaj u tha njerëzve se ishte e tija dhe ata e besuan, u bë themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile. Nga sa shumë krime, luftëra, vrasje, mizori raca njerëzore do të kishte shpëtuar sikur një person të kishte dalë e ta rrëzonte gardhin, dhe t’u thoshte të tjerëve: ‘mos e besoni këtë mashtrues’. Ju jeni të humbur nëse harroni se frutat e dheut u përkasin të gjithëve dhe toka asnjërit!” -“Social Contract”, Jean-Jacques Rousseau

2- Të gjitha fatkeqësitë e mia vijnë nga që kam pasur mendim tepër të mirë për miqtë e mi.

3- Edhe pse modestia është e natyrshme për njeriun, ajo nuk është e natyrshme për fëmijët. Modestia fillon vetëm me njohjen e së keqes.

4- Durimi është i hidhur, por fryti i tij është i ëmbël.

5- Çdo njeri ka të drejtë të rrezikojë jetën e tij në mënyrë që ta mbrojë atë. Është thënë ndonjëherë se një njeri që hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga një zjarr është fajtor për vetëvrasje?

6- Fyerjet janë argumentet e përdorura nga ata që janë gabim.

7- Njerëzit të cilët dinë shumë pak janë zakonisht oratorë të mëdhenj, ndërsa njerëzit të cilët dinë shumë, flasin pak.

8- Mirënjohja është një detyrë që duhet të paguhet, por që askush nuk ka të drejtë ta presë këtë.

9- Gënjeshtra ka një pafundësi kombinimesh, por e vërteta ka vetëm një mënyrë për të qenë.

10- Është një mani e filozofëve të të gjitha moshave për të mohuar atë që ekziston dhe për të shpjeguar atë që nuk ekziston.

11- Ne kemi të lindur të dobët, ne kemi nevojë për forcë: të pafuqishëm, ne kemi nevojë për ndihmë; qesharakë, ne kemi nevojë arsye. E gjitha që na mungon në lindje, e gjitha që ne kemi nevojë kur vjen puna te pasuria e njeriut, është dhuratë e arsimit.

12- Personi i cili ka jetuar më shumë nuk është ai me më shumë vite, por ai me përvojat më të pasura.

13- Unë i urrej librat; ata vetëm na mësojnë të flasim rreth gjërave për të cilat nuk dimë asgjë.

14- Unë mund të mos jem më i miri, por të paktën jam i ndryshëm.

15- Unë gjithmonë kam thënë dhe menduar se gëzimi i vërtetë nuk mund të përshkruhet.

16- Për të duruar, është gjëja e parë që një fëmijë duhet të mësojë, dhe atë që ai do të ketë më nevojë të dijë.

17- Natyra nuk na mashtron, jemi ne që e mashtrojmë veten.

18- Njeriu ka lindur i lirë, dhe ai është kudo në zinxhirë.

19- Ç’është lumturia? Një llogari bankare të mirë, një kuzhinier të mirë, dhe një tretje të mirë.

20- Është shumë e vështirë për të menduar fisnikërisht kur dikush mendon vetëm për të fituar jetesën.

21- Ne nuk e dimë se çfarë është me të vërtetë fat i mirë apo i keq.

22- Ata që janë më të ngadalshëm në marrjen e një premtimi janë më besnikë në kryerjen e tij.

23- Sado natyral talenti i njeriu mund të jetë, akti i të shkruarit nuk mund të mësohet i gjithi përnjëherë.

24- Unë mbeta për një kohë të gjatë fëmijë, dhe jam ende fëmijë në shumë aspekte.

25-Çfarë diturie mund të gjeni e cila të jetë më e madhe se sa mirësia?

Please follow and like us: