Muri i Mark Zuckerberg
Mark Zuckerberg është vendosur në qendër të kritikave për ndërtimin e një muri 2 metra të lartë përgjatë pronës së tij në Hauai.
Miliarderi i rrjeteve sociale bleu 30 hektarë tokë në zonën e njohur si Kauai në vitin 2014, të cilës më vonë i shtoi edhe 15 hektarë të tjera, përfshirë këtu edhe një ndër gjiret më të famshme të ishullit.
Por vendimi i Zuckerberg për të ngritur një mur me gurë vendorë, ka shkaktuar zemërimin e fqinjëve të tij, që thonë se u pengon të shohin detin gjatë shëtitjeve të tyre.
Një zëdhënëse e Zuckerberg shpjegoi për mediat qëllimin e ngritjes së këtij muri nga ana e miliarderit.
“Do të shërbejë për të zbutur zhurmat e makinave që mbërrijnë nga rruga e dëgjohen në pronën e blerë nga Zuckerberg. Ne jemi të angazhuar që të respektojmë mjedisin vendas dhe të respektojmë edhe fqinjët”, tha ajo.