Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshon mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, hiqen kompetencat e Presidentit

Komisioni i posaçëm parlamentar që po bën ndryshimet kushtetuese të asaj që rëndom njihet si “reforma në drejtësi” ka miratuar një paragraf të rëndësishëm të këtij procesi. Në mungesë të opozitës komisioni ndryshoi ligjin që përcakton zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas deputetit socialist Ulsi Manja, komisioni vendosi që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet në Parlament me 3/5, pra me 84 vota.

Me ligjin e vjetër Prokurori i Përgjithshëm propozohej nga Presidenti i Republikës dhe miratohej nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë.

Një tjetër ndryshim i bërë sipas Manjës është heqja e kompetencave të Presidentit të Republikës  për zgjedhjen e prokurorëve. Përzgjedhja e prokurorëve do të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas deputetit socialist Manja kjo formulë e bën Prokurorinë të pavarur.

Please follow and like us: