Pamukkalaja, parajsa e bardhë mbi tokë
Pamukkalaja gjendet në Denizli të Turqisë dhe është e njohur për bukuritë e saj natyrore. Ajo njihet si ‘Parajsa e Bardhë’ dhe përfshin tarracat të cilat kanë një ngjyrë të bardhë për shkak të mineraleve të karbonit. Pamukkala gjendet në rajonin e Egjeut dhe në luginën e Lumit Menderes që ka një klimë të butë. Pamukkala është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Ky vend vizitohet çdo vit me interes të madh si nga turistët vendas ashtu edhe ata të huaj. Krahas pamjes së mrekullueshme ajo i bën mirë edhe disa shqetësimeve të zemrës, reumatizmës dhe sëmundjeve të lëkurës.
Please follow and like us: