Albspirit

Media/News/Publishing

Projektet (turko-izraelite) miliarda dollarëshe zbresin nga rafti

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit do ti hapë rrugë intensifikimit të bashkëpunimit të ndërprerë për shkak të ngjarjes “Mavi Marmara” në shumë sektorë, si ai i energjisë, mbrojtjes dhe ndërtimit.

 

Türk Akımı inşaat.jpg

Marrëveshja e arritur me Izraelin do ti hapë rrugë bashkëpunimit në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe ndërtimit. Aksionet e kompanive që interesohen me gazin e Izraelit, dje pothuajse kapën apogjeun në bursën e Stambollit.

Pas normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin do të jetë e mundur transmetimi në tregun evropian përmes Turqisë i rezervave të gazit natyror që janë zbuluar në Mesdheun Lindor. Kompanive turke të ndërtimit u është hapur rruga për të marrë punë me volum të madh në Izrael.

Një sektor tjetër që do të dalë më në pah do të jetë ai i industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit. Ndërmjet dy vendeve ka më shumë se 150 projekte për zhvillimin e biznesit në industrinë e mbrojtjes, të cilat pas sulmit (2010) ndaj anijes “Mavi Marmara” që transportonte ndihma humanitare për Gazën ishin ndërprerë dhe më pas ishin vendosur në raft.

Periudha e re në marrëdhëniet dypalëshe do të ketë reflektimet e saj edhe në sektorin e turizmit.

Please follow and like us: