Albspirit

Media/News/Publishing

Renzi: Italia fiton sa herë që unë takoj liderë të huaj!

– Renzi: Putin më njoftoi për golin e Ederit kundër Suedisë –

zKryeministri italian, Matteo Renzi bëri shaka sot kur deklaroi se, sa herë që ai kishte takuar jashtë shtetit liderë të huaj, axurrët (të kaltrit – quhet ndryshe skuadra kombëtare italiane e futbollit – shën. i përkth.) kishin fituar në Euro 2016.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, Renzi komentoi se Italia kishte fituar kundër Suedisë kur ai kishte takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Shën Petërburg, ndërkohë që kishte eliminuar Spanjën nga 16 ekipet më të mira kur ishte në Berlin me homologët e tij gjerman dhe francez.

“Unë nuk jam supersticioz. Por, sa herë që ne kishim takime zyrtare, Italia gjithmonë fitonte. Putin më njoftoi për golin e Ederit kundër Suedisë. Ndërkohë që pashë pritjet e Gigi Buffonit, gëzimin e Contes dhe golin e Pelles kur isha me presidentin francez, François Hollande dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel”, shkruan Renzi.

Lidhur me ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë, kryeministri italian shkruan se ”tani, problemi real për ne josupersticiozët është: si të organizojmë një takim zyrtar (me liderë të huaj – shën. i përkth.), të shtunën në orën 21:00?”. ”Merkel na ka thënë se nuk mundet”, shkruan Renzi.

Please follow and like us: