Rolet e UDB me shërbimet greke e italiane/Jugosllavia stërviti 5 mijë shqiptarë kundër Hoxhës
Shërbimi sekret amerikan (CIA) ka nxjerrë të tjera fakte sa i takon rolit që ka pasur gjatë Shqipërisë komuniste. Në një dokument të vitit 1952, i deklasifikuar, jepen detaje mbi një sërë operacionesh që CIA kishte zhvilluar për të futur agjentë sekretë në Shqipëri, por dhe për të marrë informacione mbi situatën në vend. Në pjesën e parë të dokumentit që po publikon gazeta, tregohet se gjatë disa viteve janë përdorur 8 operacione për të futur agjentë, por dhe për të marrë informacione të ndryshme. CIA ka bashkëpunuar me UDB dhe me shërbimet italiane e greke, të cilat e kanë ndihmuar në disa operacione. Aty thuhet po ashtu se shërbimet e huaja përdornin refugjatë për të marrë informacione, teksa përmendte dhe një emër që ka bashkëpunuar me ta.
Ndërlidhja
Nga shërbimet e ndërlidhjes deri tani më produktivi ka qenë ai me grekët dhe italianët. Informacionet e shërbimeve greke kanë ardhur kryesisht nga refugjatët që kanë kaluar kufirin dhe gjithashtu nga disa operacione greke në Shqipëri. Shërbimet italiane nga ana tjetër, kanë kontribuar me një volum të madh informacioni prej operacioneve italiane, kryesisht me anë të inteligjencës detare dhe vendosjes së agjentëve në anijet që ndalojnë në portet shqiptare dhe që raportojnë mbi trafikun e kombeve të tjera që vizitojnë Shqipërinë. Informacionet e tyre vijnë nga mbikëqyrja e kalimeve në ngushticën e Otrantos. Por ndoshta më e rëndësishme se lidhjet me shërbimet greke e italiane është lidhja jonë e re me shërbimet jugosllave të UDB. Këto shërbime kanë kryer operacione të konsiderueshme në Shqipëri prej rajoneve të Malit të Zi dhe agjentëve në Veri, si dhe nga kufiri maqedonas në Lindje. Operacionet e tyre kanë përdorur refugjatët që kanë kërkuar azil në Jugosllavi, dhe megjithëse dimë ende pak nga rezultatet e kërkimeve të tyre, besohet se ata janë njohës të mirë të çështjeve shqiptare me interes. (Në lidhje me këtë theksojmë se në krye të përpjekjeve jugosllave është Dushan Mugosha, i cili ka qenë më parë emisari i Titos në Shqipëri në vitin 1943 dhe që besohet se është një prej arkitektëve të partisë komuniste Shqiptare.) Në përpjekje për të stimuluar këmbimin e informacionit mes nesh dhe UDB, kohët e fundit i kemi kaluar palës jugosllave një raport të gjerë mbi Shqipërinë dhe liderët e saj, që është nxjerrë kryesisht nga marrja në pyetje e një dezertori të rangut të lartë shqiptar në vitin 1949. Ende asnjë informacion mbi Shqipërinë nuk na është dhënë në këmbim, por UDB na ka premtuar një vlerësim të situatës në fjalë. Shpresojmë që në kohën e duhur të jemi në pozitë për t’i kërkuar atyre produktet e punës ndër-kufitare. Kemi menduar të kërkojmë pjesëmarrje në operacionet e UDB-së në Shqipëri, pasi ata e konsiderojnë vendin me rëndësi parësore.
b. operacionet e përbashkëta: një tjetër kategori është përdorimi i lidhjeve tona për operacione të përbashkëta, nën mbikëqyrjen tonë dhe me kontrollin që vjen prej sponsorizimi jonë. Në raste të tilla, ne do të përdorim ambientet e ofruara nga shërbimet mike të ndërlidhjes që do të na japin mbrojtje policore dhe na aftësojnë për të kontaktuar me njerëz me mundësi operacionale. Ata do të punojnë për ne dhe do të mbulojnë faktin e pjesëmarrjes amerikane.
Operacionet e pavarura
Ka operacione të zhvilluara dhe të kryera nga vetë agjentë pa ndihmën e shërbimeve të tjera, ose me ndihmë të vogël që nuk mund të merret në konsideratë. Një shembull i kësaj është përdorimi aktual i një hetuesi që po merr në pyetje disa refugjatë shqiptarë në Veri të Greqisë. Ky operacion u konceptua si një projekt i marrjes në pyetje sipas linjave të interesit të agjentëve dhe klientëve të saj, duke mos qenë në mëshirë dhe kontroll të palës greke për probleme që ne nuk na interesojnë.
PLANET E CIA
Plani “Bamirësia”
Ky plan (i kryer për nga ana buxhetore si pjesë e planit të gjerë të ndërlidhjes me shërbimet italiane) fillimisht përfshin përdorimin e agjentëve të rekrutuar nga radhët e BKI (Blloku Kombëtar Indepindent), grupi shqiptar i të emigruarve që kanë një farë kredibiliteti në veri të vendit. Operacioni është në kulmin e tij dhe ka tre rrethe aktive, por nisi të bëhej inaktiv në gusht 1951, kur disa agjentë u larguan drejt Jugosllavisë. Megjithëse ne i kemi reduktuar shumë shpenzimet e operacionit, kemi vazhduar të mbajmë lidhje dhe sponsorizime pasi e konsiderojmë grupin BKI si një aset i vlefshëm afat-gjatë, të cilët janë të besuar në zonat veriore anti-komuniste të Shqipërisë më shumë se çdo grup tjetër. Ne kishim shpresuar që një tjetër grup të nisej në Shqipëri kësaj pranvere në bashkëpunim me OPC, për të krijuar kontakte me grupet e rezistencës. Por kjo rezultoi e parealizueshme pasi OPC nuk arriti të vendoste një marrëdhënie të kënaqshme pune mes BKI dhe grupeve të tjera të emigracionit të përfaqësuara në NCFA (Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë). Në mungesë të një marrëdhënieje të tillë, BKI nuk mund të përdoret në mënyrë rezultateve pasi fuqitë e tij të mbledhjes së inteligjencës janë të lidhura me kontaktet e rezistencës. Por është qëllimi ynë të reduktojmë edhe më shumë shpenzimet e operacionit duke vazhduar vetëm shpenzimet për rrjedhjen e informacioneve pozitive të grupit, apo të operacioneve jugosllave në Shqipëri.
Plani “Throttler’
Ky operacion përdor një grup prej tre njerëzish me bazë në Greqi, në një operacion të kalimit të kufirit drejt rajonit bregdetar të vendit. Grupi u dërgua fillimisht në gusht 1951 dhe qëndroi në vend për katër muaj, kohë në të cilën arriti të krijojë kontakte afatgjata për operacionet tona. Informacionet e tyre gjatë periudhës fillestare ishin të rangut smA17; ndërsa qëllimi i operacionit ishte depërtimi në shërbimet ushtarake dhe të sigurimit shqiptar. Lideri i tij demonstroi një kuptim të plotë të misionit të ngarkuar dhe gjendet tani në Greqi duke u stërvitur për rikthimin në Shqipëri së shpejti për misionin e vendosjes së komunikimeve nga brenda vendit.
Plani “Observant”
Ky operacion përdor një informator shqiptar për të marrë në pyetje refugjatët shqiptarë që kalojnë kufirin grek.
Projekti treshja
Ky kriptonim i referohet një operacioni shqiptar të veprimit direkt, që nuk u formalizua kurrë, pasi shpenzimet e vogla aktuale kanë shkuar për operacionin LABEFACTION, i cili mbulon aktivitetet me shërbimet italiane të ndërlidhjes. Agjenti në fjalë erdhi në Greqi në gusht 1950, i cili është vënë nën kontroll nga shqiptari me anë të vëllait të tij, të cilit iu anulua dënimi me vdekje me kusht bashkëpunimin me GAÇESS. Pak pas arritjes së tij në Greqi, me mision për të shkuar në Itali, agjenti u quajt prej nesh GAÇESS dhe nisën përpjekjet për të marrë pranimin e tij në Itali nga autoritetet vendase. Pas shumë kundërshtimesh e shtyrjesh nga italianët, kjo u arrit në janar 1952. Deri tani baza nuk është kontaktuar nga agjenti shqiptar, pasi ardhja e tij në Itali u shty shumë dhe nuk duhen pritur zhvillime të shpejta. Nëse ai nuk kontaktohet së shpejti, do të provojë të kontaktojë meSkënder Konicën, kreu shqiptar në Itali i cili ka shërbyer më parë si agjent edhe në Shqipëri.
Plani“OBI4TO”
Projekti përbëhet nga 25 agjentë që janë përdorur për kalime të kufirit nga shërbimet greke. Ne shpresojmë që të sjellim këta njerëz nën kontrollin e SHBQ dhe 6 tentativa janë kryer për të marrë një bashkëpunim produktiv. Përdorimi i tyre për qëllime inteligjence mund të shpresohen në mënyrë indirekte prej shërbimeve greke, me qëllime kryesisht të riorganizimit të rezistencës dhe jo të marrjes së inteligjencës, për arsye të mungesës së kualifikimeve teknike.
Plani “Shpresa”
Ky operacion i kryer në koordinim me forcat ajrore dhe të inteligjencës italiane, përfshin përdorimin e avionit P-38 për foto rekonesance në Shqipëri. Që prej vitit 1949, 18 misione njohjeje kanë fluturuar mbi Shqipëri dhe kanë fotografuar fushat ajrore dhe zonën Saseno-Vlorë, ku raportohet të ketë nisur ndërtimi i nëndetëseve. Misioni më i fundit u krye në prill 1942.
Plani “Thornapple”
Një avion ndjekës F-51 na është dhënë kohët e fundit nga forcat ajrore greke për misionet fotografike të njohjes mbi Bullgari dhe Rumani. Por ka raportime se Greqia kërkon të kufizojë aktivitetin e mjetit vetëm për misionet mbi Shqipëri si një test për mundësinë e fluturimeve mbi vendet satelite sovjetike.
Plani“Lavou”
Ky projekt nuk do të aktivizohet për arsye të politikave tona të mosveprimit në rast të aktiviteteve që dëmtojnë marrëdhëniet tona me UDB. Projekti kishte si qëllim operacione jugosllave në Shqipëri, në një përshkallëzim të politikës, ende të padeklaruar, të Jugosllavisë për Shqipërinë./SOT