Uashingtoni dënon sulmet e terrorit në Stamboll
“Uashingtoni garanton Ankaranë për mbështetjen e tij”, deklaroi zëdhënësi i ekzekutivit amerikan, Josh Earnest.
SHBA-ja dënon sulmet e shëmtuara të së martës në aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit, ku humbën jetën 36 persona dhe 147 u plagosën, duke garantuar Turqinë për mbështetjen e tyre, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.
“Aeroporti ndërkombëtar Ataturk, si aeroporti i Brukselit që ishte sulmuar më herët këtë vit, është simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe i lidhjeve që na bashkojnë”, theksoi zëdhënësi i ekzekutivit amerikan, Josh Earnest.
“Ne i qëndrojmë besnik mbështetjes sonë ndaj Turqisë, aleati dhe partneri ynë në NATO, ashtu si me gjithë miqtë dhe aleatët në botë, ndërkohë që vazhdojmë të përballemi me kërcënimin e terrorizmit”, shtoi ai.
Please follow and like us: