Albspirit

Media/News/Publishing

“21 korriku shkatërron partitë, frikën dhe otomanët”

Spartak NgjelaNga Spartak Ngjela 

Reforma në Drejtësi, e cila do të miratohet në 21 korrik, pritet që realisht të shkatërrojë gjendjen e rëndë që sundon sot Shqipërinë. Ja cila është kjo gjendje:
Midis vjedhësve që administrojnë shtetin, atyre qe kanë vjedhur dhe atyre që vidhen përdita, qëndron një gardh mbrojtës që garanton vjedhësit – gjyqtarët e korruptuar.
Midis përbuzjes që kanë pushtetarët grabitës për popullin, dhe vetë popullit, qëndrojnë dy gardhe mbrojtës që populli të mos “shqyejë” përbuzësit e tij të fuqishëm – partitë.
Midis fyerjes së përditshme që i bëhet të ndershmit dhe të diturit, dhe fyesëve të pushtetshëm të tyre, qëndron – nënshtrimi për bukën e gojës.
Midis padrejtësisë dhe drejtësisë qëndron – koburja.
Midis dijes që përbuzet dhe injorancës që sundon, qëndron – shitja e diplomave të paditurve që do sundojnë.
Midis atyre që e duan Shqipërinë dhe atyre që e shesin çdo ditë në treg, qëndrojnë – bandat e vrasësve.
Midis urrejtjes dhe dashurisë, qëndron – blerja e nderit me paratë e vjedhura.
Midis hiçit dhe gjithçkasë, qëndron – Asgjëja që ka Çdogjë.
Midis Lindjes dhe Perëndimit, qëndrojnë – otomanët.
Prandaj, Reforma në Drejtësi duhet të shkatërrojë:
gjyqtarët e korruptuar,
partitë,
nënshtrimin për bukën e gojës,
koburen,
shitjen e diplomave,
bandat e vrasësve,
blerjen e nderit me paratë e vjedhura,
Asgjënë që ka Çdogjë,
frikën, dhe
otomanët.

Please follow and like us: